GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli i GJKKO la Berishën në “arrest shtëpie”, Noka: Ditë e zezë për demokracinë dhe…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli i GJKKO la Berishën në “arrest shtëpie”, Noka: Ditë e zezë për demokracinë dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Flamur Noka e cilësoi ditën e sotme si një nga ditët më të errëta në 33 vjet, pasi Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Noka tha se me këtë vendim drejtësia tregoi se është batalion i pushkatimit politik në duart e Edi Ramës.

“Sot edhe për demokracinë ishte një ditë e zezë.

Drejtësia e re politike sot dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka treguar se është padrejtësi.

Pa prova, pa asnjë fakt, pa asnjë argument, kreu i opozitës lihet në arrest shtëpie vetëm pse e vërteta që ai artikulon, e vërteta që ai publikon, i ther shumë Edi Ramës dhe regjimit të tij.

Sot ishte një nga ditët më të errëta në 33 vjet, sepse sot e gjithë drejtësia tregoi se nuk është drejtësi, por një batalion i pushkatimit politik në duart e Edi Ramës.

Sot, shqiptarët panë se si kanë vepruar dhe po veprojnë të gjitha segmentet e të famshmes drejtësi të re, njëlloj si dikur drejtoritë e Sigurimit të Shtetit.
E famshme drejtoria e dytë e Sigurimit të Shtetit, drejtohet nga Dumani. E mbani mend dikur Haznedarin? Sot Haznedarin e ka zëvendësuar Dumani.

Haznedari dikur ishte hanxhari i Enver Hoxhës për armiqtë e partisë, Dumani sot është hanxhari i Edi Ramës për armiqtë e PD dhe të regjimit të hajdutëve”, tha Noka në fjalën drejtuar mbështetësve të Berishës, që çdo pasdite mblidhen në rrugën pranë apartamentit të ish-Kryeministrit.

Në vijim të akuzave, deputeti demokrat tha se mercenarët e Sorosit vendosën t’i mbyllin gojën, të pamundur ta gjunjëzojnë, vendosën ta arrestojnë vetëm për një qëllim që Sali Berisha të mos mundet të thotë të vëërtetat, që Sali Berisha të mos mundet t’u çjerrës maskën këtyre skenarëve ogurzi për drejtësinë, për Shqipërinë dhe për demokracinë në këtë vend.

“Edi Rama me qeverinë e tij po vjedh, po shkatërron dhe po shpopullon Shqipërinë.

E gjitha kjo nuk është rastësore, por pjesë e një skenari. Me drejtësinë e tij, ai po mundet të asgjësojë opozitën dhe të rikthejë monizmin.

Por ne jemi njerëz të lirë, ne jemi njerëz që kemi guxuar dhe kemi rrëzuar regjime. Ndaj jemi sot këtu për të guxuar, jemi sot këtu për të luftuar, jemi sot këtu për të demonstruar atë që Edi Rama e ka tmerr, betejën për lirinë, betejën për votën e lirë, betejën për demokraci ne nuk e lëshojmë.

Janë beteja që sado të përpiqet Edi Rama, ne do i fitojmë.

Ne arritëm të rrëzojmë diktaturën, ne do arrijmë të rrëzojmë edhe këtë diktaturë”, tha Noka.

Etiketa: berishaGJKKONoka

Lajme të lidhura

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!
Breaking Views

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
Para
4 operacione në 1 vit, kush është banorja e BB VIP3 që kishte “3 ditë jetë” (VIDEO)

4 operacione në 1 vit, kush është banorja e BB VIP3 që kishte "3 ditë jetë" (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis