GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli i Katanias rikthen në burg  “financierin e Habilajve”, ja kush janë pesë anëtarët e grupit të riarrestuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli i Katanias rikthen në burg  “financierin e Habilajve”, ja kush janë pesë anëtarët e grupit të riarrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e djeshme Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe 3 shtetas italianë, pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, u arrestuan sërish në një operacion të “Guardia di Financa” pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Katania.

Ata u shpallën fajtorë dhe dënuan me rreth 42 vite burg në total për trafik droge dhe armësh nga Shqipëria në Itali. Më herët, për të njëjtin operacion, në pranga u vunë edhe 24 korrierë droge në Itali që shpërndanin kanabisin e trafikuar kryesisht nga vendi jonë.

Të gjitha shkallët e Gjyqësorit në Itali kanë dënuar tashmë kreun e këtij grupi kriminal, Moisi Habilajn, por edhe anëtarë të tjerë, të cilët gjenden nëpër dosje prokurorish prej plot 5 vitesh. Vetë Habilaj, i dënuar me 15 vite burg, është në kërkim pasi u arratis nga arresti shtëpiak ku e kishte lënë gjykata italiane.

Ndërkohë një tjetër proces vijon në Shqipëri në Gjykatën e Posaçme të Apelit për “Habilajt”, të cilët konsiderohen përgjegjës për trafikun e të paktën 3.4 ton kanabisi nga brigjet e Vlorës drejt Italisë.

“Sipas të dhënave të medias italiane bëhet me dije se Guardia di Financa e Katanias, e deleguar nga Prokuroria Publike ka zbatuar pesë urdhra burgimi, të lëshuara nga Prokurori i Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Katanias. Tre italianë dhe dy shqiptarë janë dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve ushtarake.

Të pestë ishin arrestuar në kuadër të operacionit “Rosa dei Venti” të zhvilluar kundër një grupi kriminal të përbërë nga italianë dhe shqiptarë. Grupi ishte përgjegjës për trafikun e marijuanës të importuar nga Shqipëria me destinacion sheshet e farmacive të Katanias, Siracusës dhe Raguzës. Tre shtetasit italianë të dënuar janë Angelo Busacca, Antonino Riela dhe Vincenzo Spampinato.

Ndërsa shqiptarët e dënuar janë Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj. Hetimet nga “Guardia di Finanza” çuan në sekuestrimin e rreth 3.5 tonë marjiuanë, automatikë kallashnikov dhe arrestimin në flagrancë të 24 korrierëve të drogës.”

Kujtojmë se hetimet e mëpasshme me policinë shqiptare dhe Interpolin bënë të mundur konstatimin e një trafiku të 4 tonëve drogë të tjera.

Sulaj u dënua me 8 vjet burg, Busacca me rreth 7 vjet burgim, Riela u dënua me 14 vjet e 8 muaj burgim, Seiti u dënua me 6 vjet e 8 muaj burgim, Spampinato u dënua me 9 vjet burg.

Etiketa: Arrestimdrogegrupi habilajKrimKryesore1Vlore

Lajme të lidhura

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi
Aktualitet

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Para
Raporti i KLSH: Zgjatja e procesit të legalizimeve për të favorizuar abuzuesit

Në 2022 qindra pronarë drejt gjykatave/ Vetëm gjatë prillit, 49 padi kundër ATP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com