GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli rikthen për gjykim vrasjen e biznesmenit Memli Begalla

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli rikthen për gjykim vrasjen e biznesmenit Memli Begalla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit të Tiranës ka prishur vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë dhe ka vendosur të kthejë për rigjykim dosjen ndaj dy të pandehurve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në vitin 2018 në zonën e ish-Bllokut.

Mësohet se Denis Demiri ishte dënuar nga Shkalla e Parë me 25 vite burg për vrasje me paramendim, ndërkohë që për Ardian Serezin, të pandehurin tjetër, dosja ishte kthyer në prokurori, pasi sipas gjykatës nuk ishin siguruar prova për ta implikuar një krimin e rëndë dhe nëse të ardhmen prokuroria do të siguronte prova mund edhe t’i drejtohej gjykatës për ta marrë të pandehur.

“Të dy të pandehurit Demiri dhe Serezi iu drejtuan Apelit. Demiri kërkonte shpalljen e tij të pafajshëm, ndërsa Serezi kërkonte pushimin total të çështjes duke arsyetuar se nuk kishte asnjë kusht apo kriter që dosja të rikthehej në prokurori. Por ndryshe nga sa prisnin dy të pandehurit, të cilët bënë një përballje të gjatë në Shkallën e Parë, Apeli vendosi ta kthejë dosjen për rigjykim, me argumentin se Shkalla e Parë ka kryer shkelje të rënda procedurale në rastin e të pandehurit Denis Demiri pasi ka gabuar në mënyrën se si janë njoftuar avokatët, ose janë prezantuar avokatët kryesisht”

Për këtë argument Apeli urdhëron Shkallën e Parë të rigjykojë çështjen në muajin shtator, me një tjetër trupë gjykuese të paanshme dhe profesionale. Në shtator rigjykimi duhet të nisë nga zero dhe të pandehurit nga njëra anë duhet të paraqesin argumentet e tyre dhe nga ana tjetër prokuroria duhet të këmbëngulë për mbajtjen e tyre nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Begalla.

Denis Demiri është dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim. Sipas të dhënave në dosje rezultonte nga pamjet e kamerave të sigurisë se është gjendur në praninë e Ardian Serezit dhe personave të tjerë dhe prokuroria tha se përmes këtyre pamjeve filmike dhe qelizave telefonike se Demiri ishte përgjegjës për vrasjen e biznesmenit Begalla.

Ndërsa Serezi arriti t’ia hidhte drejtësisë në Shkallën e Parë duke treguar një video ku shfaqej në një xhami në zonën e Kombinatit duke u falur në kohën e vrasjes. Duke pasur problematika sa i përket provave në rastin e Serezit, gjykata vendosi ta kthejë dosjen në prokurori dhe jo ta pushojë çështjen dhe në këto kushte ai fitoi lirinë.

Avokati i Serezit, Saimir Visha tha në një komunikim me gazetaren Lala se nuk do shkojë për rigjykim në Shkallën e Parë po do i drejtohet Gjykatës së Lartë më rekurs dhe pas vendimit të saj do vendoset për fatin e kësaj dosjeje. Aktualisht fashikujt e saj janë sjellë para Gjykatës së Tiranës.

Lajme të lidhura

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Në janar iu caktuan masa sigurie, sot shef i Qarkullimit në Sarandë! Këtu shpërblehen problematikët

11:59 - 23/08/26
Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë
Aktualitet

Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë

11:40 - 23/08/26
Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi
Aktualitet

Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

11:30 - 23/08/26
Para
KOSOVË/ U shtir si agjent i CIA-s  për zbardhjen e zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepit, pranga 48-vjeçarit

KOSOVË/ U shtir si agjent i CIA-s për zbardhjen e zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepit, pranga 48-vjeçarit

TË FUNDIT

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Në janar iu caktuan masa sigurie, sot shef i Qarkullimit në Sarandë! Këtu shpërblehen problematikët

11:59 - 23/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur pikëpyetje mbi emërimin e Denis Sinanit në krye të Qarkullimit në Sarandë,...

Lexo më shumë
Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë

Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë

11:40 - 23/08/26
Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

11:30 - 23/08/26
Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit, trashëgimia historike po shkon drejt zhdukjes

Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit, trashëgimia historike po shkon drejt zhdukjes

11:20 - 23/08/26
Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit

Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit

11:05 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com