GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Aplikacioni ‘Aktiv1st’, ISP: Presion politik dhe shkelje e ligjit

15:19 - 06/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aplikacioni ‘Aktiv1st’, ISP: Presion politik dhe shkelje e ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes një deklarate,  Instituti i Studimeve Politike (ISP) njofton se ka marrë informacione të shumta nga zyrtarë e punonjës të administratës publike dhe sektorëve të tjerë publikë, të cilët janë detyruar nga strukturat eprore për të shkarkuar dhe për të përdorur aplikacionin “Aktiv1st”, i krijuar dhe i menaxhuar nga subjekti politik, Partia Socialiste.

Punonjësit detyrohen të shikojnë, pëlqejnë dhe shpërndajnë njoftime politike që lidhen me aktivitetin politik të kësaj partie. ISP sqaron se ky angazhim vlerësohet përmes një sistemi pikëzimi, i cili në rrugë të paligjshme përdoret si tregues i suksesit dhe matës i cilësisë së punës së tyre profesionale.

Ligji mbi nëpunësit civil dhe Kodi i Punës nuk kanë kritere politike në listën e kritereve vlerësuese të performancës, karrierës dhe të ruajtjes së marrëdhënieve të punës. ”Përdorimi i një aplikacioni online, pronë e një partie, për të krijuar një sistem paralel monitorimi dhe vlerësimi përbën shkelje të ligjit, praktikë abuzive dhe cenim i dukshëm i lirive dhe të drejtave qytetare”, thuhet në njoftimin e ISP.

ISP shpreh keqardhjen që institucionet dhe forcat politike përgjegjëse nuk kanë nxjerrë mësime me skandalin e “patronazhistëve” në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, dhe se një model i njëjtë online po instalohet si praktikë dhe sistem, duke u imponuar si normalitet në sjelljen politike të partive në raport me shtetin dhe qytetarët.

Apeli

ISP apelon Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Avokatin e Popullit, KQZ, si dhe institucionet e tjera që veprojnë në fushën e të dhënave personale, komunikimeve elektronike, të drejtat e nëpunësve dhe të zgjedhjeve në RSH, të ndërhyjnë për të garantuar parimet kushtetuese dhe marrjen e masave në përputhje me legjislacionin në fuqi.

ISP gjithashtu apelon SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm të ndërmarrin hetime lidhur me rastin, për të jetësuar me akte konkrete premtimin e tyre dhe të reformës “të gjithë të barabartë përpara drejtësisë” dhe “fund pandëshkueshmërisë”

Etiketa: aplikacionisppresion

Lajme të lidhura

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’
Aktualitet

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
Para
VIDEO/ Shikoni si është shkatërruar qendra e këtij qyteti turk

VIDEO/ Shikoni si është shkatërruar qendra e këtij qyteti turk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të vendosur pagesa mbi kalimin në tunelin e...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com