GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

APP pezullon tenderin pa garë që fitoi “Gëzimi i Kashtës” e Luan Kapri

09:59 - 31/10/21
në Fact-Checking & Analize, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
APP pezullon tenderin pa garë që fitoi “Gëzimi i Kashtës” e Luan Kapri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria vazhdon të japë tenderë pa garë kompanive të cilat ofrojnë vlerat më të larta, edhe pse ligji për prokurimet kërkon të kundërtën. Skandali në i fundit lidhet me kompaninë “Rej”shpk, e cila ka si aksionarë dy biznesmenët  e njohur dhe njëkohësisht të afërm politikanësh Gëzim Salillarin dhe Luan Kaprin.

Në një vendim të  datës 13 tetor APP tregon se, ka kërkuar pezullimin për koncesionarin “Rej” shpk, si dhe ka filluar procedim penal ndaj ti, për shkak se është shpallur fitues në tenderin e hapur nga Bashkia Pogradec për pastrimin e qytetit. Problemi është se kjo kompani ka fituar tenderin pa garë dhe ka pasur ofertën më të shtrenjtë mbi 504 milionë lekë, pasi sipas të dhënave në 8 korrik 2020, kur Bashkia e Pogradecit shpalli rezultatet e tenderit për pastrimin e qytetit. Referuar informacionit zyrtar, në garë morën pjesë 3 kompani. “Rej” shpk me ofertë 504, 284, 660 lekë, kompania ‘Alko Impeks General Construction” me ofertën 530, 136, 477 lekë dhe kompania “Korsel”  624 milionë lekë , e cila u skaulifkua menjëherë nga gara. më pas u përjashtua edhe  ‘Alko Impeks General Construction” dhe kështu në garë mbeti vetëm Rej shpk.

Për të cilën, APP evidenton se kjo kompani përveçse ka mungesë në dokumentacion nuk e ka paraqitur atë në kohën e duhur. Gjithsesi bashkia ka mbajtur atë si kompaninë të vetme në garë, duke i dhënë në tenderin në shkelje të ligjit. Më tej, në këtë  vendim APP thekson se  gjatë këtij viti i ka kërkuar dy herë kompanisë  “Rej” informacione mbi tenderin dhe dokumentacionet e aplikimit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, për këtë arsye kanë filluar hetimet rreth tenderit dhe vetë kompanisë.

Rast i përsëritur

Por, çështja është më e thellë se kaq. Kompania “Rej” shpk  është krijuar në vitin 1994 nga sipërmarrësi Luan Kapri.  Në vitin 2011, Kapri i shet 20 përqind të aksioneve kompanisë “Kliva”, e cila është në pronësi të Gëzim Salillarit nga Durrësi, një personazh i përmendur në kronikat mediatike në mesin e viteve 2000. Pra të dy aksionarët e saj, janë biznesmen të favorizuar nga qeveria.

Po gjatë 2021, ‘Rej” shpk ka përfituar në shkelje të rregulloreve edhe një tjetër tender në Lushnje, po për pastrimin e  qytetit. Në mars të këtij viti, Bashkia Lushnje  ka organizuar tenderin  me objekt “Shërbimi i pastrimit dhe grumbullimi i mbetjeve urbane në Bashkinë Lushnje”,  për të cilin është paguar  31.409.034 lekë pa TVSH.  Edhe në këtë tender kompanitë me vlerën më të ulët janë skualifikuar, si për shembull kompania G.P.G COMPANY  me fond 23.619.593 lekë,   dhe fituese është shpallur kompania “Rej” me ofertë 27,446.311 lekë.

Bëjmë me dije se, Luan Kapri, krahas rolit si biznesmen, njihet në Pogradec edhe si kushëriri i parë i ish-kryetarit të Bashkisë së qytetit, Eduart Kapri, një personazh me të shkuar politike në Partinë Socialiste, por që iu bashkua opozitës së djathtë në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Ndërsa Gëzim Salillari njihet ndryshe edhe si “Gëzimi i Kashtës”, referuar emrit të një lokali që ka pasur në zonën e bllokut të vilave qeveritare në Durrës, i frekuentuar nga Fatos Nano kur ishte kryeministër, por edhe nga personazhe të tjerë të rëndësishëm të Partisë Socialiste.

Edhe për këtë rast, APP ka  nisur më parë kërkimet e informacionit rreth tenderit, pasi ka konstatuar shkelje të hapur nga bashkia dhe kontraktori “Rej” shpk. E.H /ttps://gijotina.com

Etiketa: Gezim SalillariKryesore1Luan Kapritender

Lajme të lidhura

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!
Aktualitet

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?
Breaking Views

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

21:45 - 16/12/25
Para
I shpallur si person me rrezikshmëri shoqërore, arrestohet 36-vjeçari

I shpallur si person me rrezikshmëri shoqërore, arrestohet 36-vjeçari

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com