GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Arabia Saudite ultimatum Iranit: Bëni marrëveshje ose do sulmoheni nga Izraeli

13:22 - 30/05/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arabia Saudite ultimatum Iranit: Bëni marrëveshje ose do sulmoheni nga Izraeli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Irani ka marrë një paralajmërim të prerë, këtë herë nga Arabia Saudite. Ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite u dha një mesazh zyrtarëve iranianë në Teheran duke u thënë të: merrni seriozisht ofertën e Presidentit Donald Trump për të negociuar një marrëveshje bërthamore, sepse ajo paraqet një mënyrë për të shmangur rrezikun e luftës me Izraelin.

I alarmuar nga perspektiva e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në rajon, mbreti 89-vjeçar i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, dërgoi djalin e tij, Princin Khalid bin Salman, me paralajmërimin e destinuar për liderin suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei, sipas dy burimeve të zyrtarëve Iranian për Reuters.

Të pranishëm në takimin me dyer të mbyllura në Teheran, i cili u zhvillua më 17 prill në kompleksin presidencial, ishin presidenti iranian Masoud Pezeshkian, shefi i shtabit të forcave të armatosura Mohammad Bagheri dhe ministri i Jashtëm Abbas Araqchi, thekson Reuters.

Ndërsa mediat mbuluan vizitën e princit 37-vjeçar, përmbajtja e mesazhit të fshehtë të mbretit Salman nuk është raportuar më parë.

Princi Khalid, i cili ishte ambasador i Arabisë Saudite në Uashington gjatë mandatit të parë të Trump, paralajmëroi zyrtarët iranianë se udhëheqësi amerikan ka pak durim për negociatat e zgjatura. Në Teheran, Princi Khalid i tha grupit të zyrtarëve të lartë iranianë se ekipi i Trump do të dëshironte të arrinte një marrëveshje të shpejt dhe dritarja për diplomacinë do të mbyllej shpejt, thekson Reuters.

Ministri saudit tha se do të ishte më mirë të arrihet një marrëveshje me SHBA-në sesa të përballet me mundësinë e një sulmi izraelit nëse bisedimet prishen, sipas dy burimeve të Gjirit.

Ai argumentoi se rajoni – tashmë i copëtuar nga konfliktet e fundit në Gaza dhe Liban – nuk mund të përballojë një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve, thanë burime diplomatike për Reuters.

Vizita e Princit Khalid – vëllai më i vogël i princit të kurorës Mohamed Bin Salman – ishte e para nga një anëtar i lartë i familjes mbretërore saudite në Iran në më shumë se dy dekada.

Riadi dhe Teherani kanë qenë prej kohësh rivalë të heshtur, shpesh duke mbështetur palët kundërshtare në luftërat me përfaqësues, derisa një afrim i ndërmjetësuar nga Kina në vitin 2023 ndihmoi në lehtësimin e tensioneve dhe rivendosi lidhjet diplomatike.

Etiketa: Arabia SauditeIran

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai, mbërrin në Rinas nën masa të rrepta sigurie

Apeli i GJKKO-së lë në burg Florenc Çapjan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com