GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arben Kraja: Kemi bashkëpunuar me ndërkombëtarët për operacione të ndryshme kriminale

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arben Kraja: Kemi bashkëpunuar me ndërkombëtarët për operacione të ndryshme kriminale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i SPAK, Arben Kraja në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin e Ligjeve ka pasqyruar raportin për kriminalitetin në vend.

Gjithashtu Kraja ka bërë një bilanc  të çështjeve që po hetohen nga prokuroria e Posaçme, ndërsa dha detaje për masën e sigurisë të vendosur ndaj një numri të konsiderueshëm personash.

“Më shumë procedime kemi në fushën e korrupsionit. Dua të theksoj se ne kemi bashkëpunuar ndërkombëtarisht, siç parashikon ligji. Në SPAK janë trajtuar 69 kërkesa nga vendet e tjera, 20 prej të cilave kanë qenë të mbartura nga Krimet e Huaja.

Numri i lartë i tyre tregon besimin e institucioneve ndërkombëtare tek SPAK. Veprat penale të hetuara bashkë me të huajt kanë qenë ato për trafik të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.  Po ashtu janë kryer edhe ekstradime me shtete të huaja, 43 gjithsej. Kemi bashkëpunuar edhe me anti-mafien dhe antikrimin në Itali, si dhe autoritetet në Kroaci. Edhe në kuadër të OFL-së, SPAK ka mbrojtur para gjykatës kërkesat për sekuestrim pasurie”, tha Kraja.

Më tej Kraja u shpreh se në gjykatë janë pranuar 115 kërkesa të SPAK  për sekuestrim pasurie.

“Nga 120 kërkesa për sekuestrim pasurie, 115 janë pranuar. Janë mbi 200 pasuri të paluajtshme të sekuestruara. Është vepruar edhe në kuadër të ligjit anti-mafia, ku janë kryer po ashtu sekuestrim pasurie.

Goditja e pasurisë kriminale kanë qenë shumë të efektshme dhe në një periudhë tepër të shkurtër. Janë dënuar 50 persona, pas kërkesës së SPAK. Kemi punuar edhe në drejtim të vendosjes të disa të burgosurve në një regjim të posaçëm.

E rëndësishme është që procesi ka qenë ligjor dhe është në monitorim të vazhdueshëm e ka funksionuar. U zgjodh drejtori i BKH-së, me një proces të rregullt e demokratik.  Ne kemi punuar në asistencë me autoritetet e huaja, europiane dhe ato amerikane. Gjithashtu kemi pasur asistencë edhe nga EURALIUS.

Përfaqësuesit e SPAK kanë raportuar edhe në Ministrinë e Drejtësisë, edhe raportin e GREKOS-s. Ende ka shumë punë për të bërë, por dua të theksoj se tashmë kemi bërë një punë kolosale dhe jemi përpjekur të bëjmë më të mirën”, sqaroi ai.

Etiketa: Arben KrajaSpak

Lajme të lidhura

Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar
Aktualitet

Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar

13:49 - 25/06/26
Vetëdorëzohet Rama, SPAK e akuzon për pastrim parash të grupit kriminal
Aktualitet

SPAK heton krijimin e një mediaje të financuar nga një grup kriminal, të punësuar 10 gazetarë

13:23 - 25/06/26
Zgjedhjet për Tiranën, Bardhi: Presidenti do bëjë shkelje të rëndë nëse nuk respekton Kushtetuesen
Aktualitet

Bardhi: Rama i vuri kyçin Kuvendit nga frika e protestës, refuzoi debatet për kërkesat e qytetarëve

13:01 - 25/06/26
Para
Lajm i fundit/ Ekzekutohet një person në mes të lokalit në Tiranë

Lajm i fundit/ Ekzekutohet një person në mes të lokalit në Tiranë

TË FUNDIT

Botë

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin

15:28 - 25/06/26

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit...

Lexo më shumë
Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

15:05 - 25/06/26
Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

14:45 - 25/06/26
Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

14:17 - 25/06/26
Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar

Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar

13:49 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet