GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Arben Lleshi dil jashtë”, ç’ndodhi para vrasjes në burgun e Peqinit/ Si u dorëzua Mjacaj

18:53 - 15/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Arben Lleshi dil jashtë”, ç’ndodhi para vrasjes në burgun e Peqinit/ Si u dorëzua Mjacaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje tronditëse ndodhi pasditen e sotme në burgun e Peqinit, ku është ekzekutuar brenda qelisë së tij, i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Lleshi. Autor i dyshuar i krimit është një tjetër i dënuar po me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj. Ndërkohë i plagosur ka mbetur Indrit Shaqja, i cili ndodhej në një qeli me viktimën.

Krimi ka ndodhur në seksionin 2 të posaçëm të burgut të sigurisë së lartë, ndërsa autori ka përdorur një pistoletë me mulli, që ende nuk dihet se si ka hyrë në ambientet e burgut dhe më pas është marrë nga Mjacaj.

Dyshimet janë se pistoleta është futur me një dron, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë futur në mjediset e burgut nga punonjës dhe më pas është fshehur.

Pak orë para ngjarjes në media u publikua një urdhër i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, sipas të cilit Sokol Mjacaj do të izolohej në 41 biss, për ngjarje të tjera që kishin ndodhur në këtë burg. Manja nuk dha detaje për çfarë ngjarjesh e kishte fjalën, por duket se ky vendim ka mbërritur edhe në Peqin, dhe ndoshta autori i dyshuar mund të ketë përshpejtuar planin për vrasjen e Lleshit.

Nga raportimet mësohet se mes viktimës dhe autorit nuk ka pasur përplasje, të paktën në mjediset e burgut, ndërsa dyshimet janë se vrasja është kryer si një porosi për persona që ndodhen jashtë burgut.

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, tha se Mjacaj është përdorur edhe më parë nga grupet kriminale lidhur me ngjarje në burg, pra nuk përjashtoi pistën që vrasja e sotme të jetë pikërisht një porosi nga jashtë për të ekzekutuar të dënuarin me burgim të përjetshëm Arben Lleshi.

Ky i fundit është ekzekutuar me tre plumba në momentin që ka qenë në qelinë e tij, ndërsa Indrit Shaqja ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi është ndodhur në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.

“Arben Lleshi dil”, i është drejtuar Mjacaj, viktimës, dhe në momentin që iu shfaq ai ka qëlluar me armën e zjarrit.

Më pas autori ka bërë një tentativë për të rezistuar duke krijuar skena pengmarrjeje, ndërsa ka paralajmëruar se do të qëllojë nëse dikush i afrohet. E gjithë situata e tensionuar ka zgjatur për rreth 1 orë, derisa në negociata me Mjacajn ka hyrë drejtori i burgjeve, që sipas raportimeve, duket se e ka bindur autorin e dyshuar që të dorëzohet.

“Drejtori ka hyrë në negociata pa antiplumb, ka shkuar atje ku Mjacaj ishte vetëizoluar dhe paralajmëronte se do të qëllonte nëse dikush tjetër afrohej”, u shpreh Karamuço në një prej mediave televizive, duke dhënë detaje mbi ngjarjen.

Nuk dihet se çfarë ka folur drejtori i burgut me autorin e dyshuar, por pas disa minutash ai është dorëzuar, duke lënë armën e zjarrit.

E gjithë negociata është zhvilluar ndërsa në mjediset e burgut ndodheshin edhe forcat RENEA, bashkë me negociatorin e tyre, por edhe trupa të Operacionales dhe FNSH.

Me qetësimin e situatës, Mjacaj është transferuar drejt Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, atje ku po merret në pyetje nga prokurorët e Elbasanit, ndërkohë që një dëshmi pritet të japë edhe i plagosuri, Indrit Shaqja që ndodhet në spital, për shkak se një nga plumbat e ka goditur në këmbë.

Etiketa: burg peqinKryesore1Mjacaj

Lajme të lidhura

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia
Aktualitet

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Para
Cllevio shtrohet në spital në Dubai, kjo është gjendja e tij (VIDEO)

Cllevio shtrohet në spital në Dubai, kjo është gjendja e tij (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen
Breaking Views

Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

11:42 - 12/03/26

Kreu i PD Sali Berisha po mban fjalën e tij në protestën para Kuvendit, ku ka deklaruar se votimi kundër...

Lexo më shumë
Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

Votimi/ Mazhoranca nuk e dorëzon Ballukun, bie në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestim

11:27 - 12/03/26
Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

11:13 - 12/03/26
Bylykbashi: Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane

Bylykbashi: Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane

11:06 - 12/03/26
(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com