GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Arbitrat bëjnë pis garën pa filluar mirë kampionati

23:31 - 30/08/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Arbitrat bëjnë pis garën pa filluar mirë kampionati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kampionati shqiptar nuk ka nisur ende mirë dhe skandalet e arbitrave kanë dalë menjëherë në pah, duke hedhur baltë mbi një garë që në letër duhej të ishte e pastër dhe e ndershme. Rasti i ndeshjes mes Egnatias dhe Elbasanit është shembulli më i qartë se si arbitrat dhe VAR-i, në vend që të zbatojnë rregulloren, shpikin vendime që shkatërrojnë futbollin dhe rrezikojnë të varrosin besueshmërinë e kampionatit.

Në minutat e fundit të shtesës, kur Elbasani kishte shansin të barazonte, ndodhi momenti i kaosit. Loukili gjuajti, Dajsinani e ndali topin, por Lajthia ishte aty për ta shtyrë në rrjetë. Gëzimi i verdhebluve zgjati vetëm pak sekonda: arbitri kryesor Cjapi, i ndikuar nga VAR-i, anuloi golin duke akorduar goditje dënimi në favor të Egnatias. Arsyeja? Lajthia, sipas tyre, kishte hyrë në zonë para kohe.

Por këtu fillon absurdi. Në pamjet filmike shihet qartë se jo vetëm Lajthia, por edhe Ruçi i Egnatias kishte hyrë brenda zonës në të njëjtën kohë. Pra, në bazë të Nenit 14 të IFAB, arbitri nuk duhej të anulonte golin, por të urdhëronte ripërsëritje të penalltisë. Ky është një rregull elementar i futbollit, që çdo gjyqtar duhet ta dijë. Por në Shqipëri, mesa duket, rregullat interpretohen sipas qejfit, sipas interesit dhe shpesh me dy standarde.

Ky vendim është më shumë sesa një gabim teknik: është një turp, një njollë që rrezikon të njollosë gjithë garën që në start. Çfarë besimi mund të kenë tifozët dhe skuadrat kur arbitrat bëjnë “lojën e tyre” dhe VAR-i, që u prezantua si shpëtimtar i futbollit, kthehet në makth për ekipet? Çfarë garancie ka që ky kampionat do të jetë i pastër kur drejtësia në fushë sakatohet që në javën e parë?

Futbolli shqiptar prej kohësh është i akuzuar për manipulime, presione dhe ndërhyrje, por vendime si ky vetëm sa e bëjnë edhe më qesharak dhe e largojnë edhe më shumë publikun nga stadiumet. Në vend që të zbatojnë ligjin e lojës, arbitrat preferojnë të bëhen protagonistë të shëmtuar.

SHIH VIDEON

Etiketa: arbitratSuperioria

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Zelensky zbulon se kur do të takohet me Trump

Zelensky kërkon takim të ri me Trumpin: Javën e ardhshme, të jenë dhe europianët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com