GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ardi Veliu do të menaxhojë Prodhimin dhe Tregtinë Shtetërore të Armëve

14:32 - 17/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Do merrte kohë për familjen, del blofi i Ardi Veliut. Emërohet zv.ministër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer sërish në poste shtetërore të shumë akuzuarin nga opozita, Ardi Veliun. Këtë herë Rama i ka besuar Ardi Veliut drejtimin e kompanisë shtetërore të prodhimit dhe tregtimit të armëve.

Kompania shtetërore e prodhimit të armëve është regjistruar sot zyrtarisht në QKB dhe në krye të kompanisë së emërtuar KAYO do të jetë Ardi Veliu.

Kapitali fillestar i shoqërisë është 150 mln lekë dhe ka si objekt “veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, të municioneve, të teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake”.

“Përgjatë zhvillimit të veprimtarisë së saj, Shoqëria ndjek gjithashtu interesa ekonomikë dhe tregtarë. Objektivat kryesore të aktivitetit të Shoqërisë janë, si më poshtë:

a) projektimi, prodhimi, riparimi, demilitarizimi, asgjësimi dhe tregtimi, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, municioneve, teknologjitë dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake;
b) ngritja, zhvillimi dhe forcimi i industrisë së prodhimit e të tregtimit të armëve, me qëllim sigurimin e nevojave të Forcave të Armatosura dhe ato të sigurisë në Republikën e Shqipërisë, si dhe të realizimit të fitimit ekonomik;
c) prodhimi dhe furnizimi me për pajisje të nevojshme Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e interesave kombëtare;
ç) ndërtimi, zhvillimi dhe përmirësimi i kapaciteteve vendase për të prodhuar e furnizuar Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë me pajisje të nevojshme për operacionet e tyre;
d) mobilizimi i kapitalit shtetëror dhe/ose privat në funksion të zhvillimit të aktivitetit të saj; dh) nxitja e investimeve në teknologji dhe inovacion për prodhimin, përdorimin, tregtimin e armëve brenda dhe jashtë vendit;
e) bashkëpunimi me subjekte të ndryshme shtetërore e private, kombëtare dhe ndërkombëtare, për zhvillimin e objektit të veprimtarisë së saj;
ë) financimi ose bashkëfinancimi i projekteve në fushën e mbrojtjes e të sigurisë kombëtare ose shoqëri të themeluara në bashkëpunim me subjekte private dhe/ose publike të ngritura për realizimin e tyre.

2) Gjithashtu, në përputhje me legjislacionin në fuqi, Shoqëria do të kryejë çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet me aktivitetin e saj. Kjo përfshin gjithashtu edhe të drejtën të krijojë struktura të tjera sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi”, sqarohet më tej në dokumentin e regjistrimit në QKB.

Ardi Veliu ka mbajtur më herët postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore si dhe postin e zv.ministrit të Infrastrukturës.

Në postim e kryepolicit, Ardi Veliu ka shumë dritëhije, ndërsa Policia e Shtetit e drejtuar prej tij është përfshirë në ngjarje që kanë shkaktuar revoltë, si vrasja e Klodian Rashës apo përdorimi masiv i gazit helmues në protesta të ndryshme. Një tjetër episod i zi ishte gjatë një raportimi për një komision parlamentar, teksa u përpoq të denigrojë nënën e një adoleshenti që ishte dhunuar nga policia në zonën e liqenit, ndërsa vendi ishte në karantinë për shkak të COVID.

Ndaj tij janë ngritur akuza të rënda nga opozita si në kohën kur drejtonte policinë ashtu edhe nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Etiketa: Ardi Veliu

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Skandali me mbetjet toksike, reagon Meta: Qeveria e inceneratorëve fantazmë meriton të hidhet në koshin e plehrave

Incidenti në protestën te Kuvendi, Meta: Dhëmb për dhëmb deri në përmbysje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com