GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Arditi i Postës i fal 5 MLD lekë Nazerajt, rojës që i grabiteshin paratë në Rinas

11:26 - 15/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Për këtë punë serioze, Demiri ka gjetur të bashkëpunojë me kompani jo të besueshme.

Për këtë punë serioze, Demiri ka gjetur të bashkëpunojë me kompani jo të besueshme.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ardit Demiri sapo i ka shpërdoruar 5 miliardë lekë të Postës Shqiptare. Si administrator i këtij institucioni ai duhet të jetë i matur dhe të bazohet në ligjin mbi prokurimet kur bën tendera, por këtë radhë paska harruar se drejton një shoqëri shtetërore.

Më datë 14 nëntor 2023 është firmosur tenderi me objekt  “Shërbimi i Transportit, Shoqërimit dhe ruajtjes së vlerave monetare gjatë transportit, me roje të kategorisë 1.3.B”, me afat 24 muaj. Me pak fjalë, Posta kërkon një kompani që  të bëjë të sigurt transportin e lekëve.

Dhe për të marrë këtë shërbim që supozohet të ketë kritere të posaçme, Demiri ka menduar të shpenzojë 5 miliardë lekë.

 

Kontrata do të zgjasë për dy vjetë dhe do të shërbejë për të gjitha filialet e postës në kryeqytet dhe në rrethe.

Për këtë punë serioze, Demiri ka gjetur të bashkëpunojë me kompani jo të besueshme. Në dokumentet e tenderit shohim se kanë paraqitur oferta vetëm dy kompani “Nazeri 2000” sh.p.k dhe “Myrto Security” sh.p.k. Nëse do të plotësonin kriteret, duhet të konkurronin të dyja firmat, por Demiri njërën e ka përjashtuar nga gara me argumentin se nuk i përmbahet kushteve të prokurimit.

Atëherë duhej anuluar procedura. Dhe, siç bëjnë rëndomë drejtorët e institucioneve, edhe Demiri nuk është lodhur shumë, por ia ka dhënë zarfin e fitores firmës “Nazeri 2000” sh.p.k.

Oferta e kompanisë fituese rezulton sa 100% e fondit limit dhe e përfiton kontratën pa garë. Pra, dy shkelje ligjore njëherësh. Për këtë Open Data Albania e ka shënuar prokurimin me ‘Red Flag”. Kjo është shenjë e riskut të lartë të korrupsionit.

Kush i transporton paratë e Postës?

Ky fond prej 5 miliardë lekësh i shkon kompanisë që ka treguar se nuk i ka ruajtur ngarkesat me vlera monetare që i janë besuar. Kujtojmë  se në prill të vitit 2019, “NAZERI-2000” ishte kompania private që transportonte miliona eurove që u grabitën në pistën e Rinasit.

Dhe ky ishte vetëm fillimi! Në tri grabitje të ndodhura në Rinas, në 2 prej tyre paratë po transportoheshin nga “Nazeri 2000”. Ndërsa në vitin 2016 pati edhe dyshime se rojet e sigurisë së kësaj kompanie kishin bashkëpunuar me bandën e grabitësve. Përfaqësuesit e kompanisë e mbyllën çështjen duke thënë se nuk kishin informacione të detajuara, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk iu kërkuan llogari.

Kështu, ky skandal u harrua dhe qeveria asaj kohe nuk mori asnjë masë ndaj tyre. Kështu sot, “Nazeraj 2000” vazhdon të xhirojë miliona në tenderë me shkelje si ky i Postës Shqiptare.

Lexo edhe: Spahia, 86 mln lekë Nazërajt, rojës së parave që u vodhën në Rinas

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Ardit DemirinezeriparaPosta Shqiptaresiguritender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“Folëm dy ditë para ndeshjes”, motra e Dwamenës humb ndjenjat

“Folëm dy ditë para ndeshjes”, motra e Dwamenës humb ndjenjat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com