GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Spahia, 86 mln lekë Nazërajt, rojës së parave që u vodhën në Rinas

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Spahia, 86 mln lekë Nazërajt, rojës së parave që u vodhën në Rinas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bardh Spahia, i vetmi kryebashkiak nga PD-ja e Berishës, nuk mbetet pas socialistëve për abuzime me fondet e bashkisë. Që kur mori postin si kryetar ai regjistron  me dhjetëra kontrata në shkelje të ligjit të prokurimeve. Edhe tenderi i radhës, i pari për vitin 2023, është skuqur me shkelje.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Shërbimi i sigurisë ne objekte”. Për këtë tender do të shpenzohen 86 milionë lekë. Fituesi është shpallur me datë 5 janar 2023, ndërsa Open Data Albania e ka klasifikuar në prokurimet me “Red Flag”, pasi kontrata është firmosur në mungesë të konkurrencës. Në dokumente thuhet se  vetëm firma “NAZERI – 2000”sh.p.k., në pronësi të Durim Nazërajt, ka paraqitur ofertë. Dhe Spahia, me nxitim e ka shpallur fituese kompaninë e policisë private, duke anashkakuar kështu rregullin për konkurrencën e lirë.

Ndërsa më tutje, evidentohet se oferta e paraqitur nga kjo kompani kap shifrën 8 661 600,00 lekë (të reja). Pra, vlera është sa 99% e fondit limit. Kjo lë dyshime se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Theksojmë se Durim Nazëraj është një nga të përkëdhelurit e kryebashkiakëve, duke përfituar tenderë me vlera të larta dhe shpesh herë në thyerje të rregullave të prokurimit.

Fama e kompanisë së Durim Nazërajt

Durim Nazëraj është përfshirë në disa skandale me kompaninë e tij “NAZERI – 2000”, por që nuk merren fare parasysh nga zyrtarët. Kujtojmë se në prill të vitit 2019 “NAZERI-2000” Ishte kompania private që transportonte miliona eurove që u grabitën në pistën e Rinasit. Por nuk mbaron me kaq! Në 3 grabitje të ndodhura në Rinas, në 2 prej tyre paratë po transportoheshin nga “Nazeri 2000”. Ndërsa në vitin 2016 pati edhe dyshime se rojet e sigurisë së kësaj kompanie kishin bashkëpunuar.

Asaj kohe përfaqësues të kompanisë “Nazeri 2000”, e cila kishte nën përgjegjësi sipas policisë, paratë që u vodhën në mënyrë spektakolare në pistën e avionit “Nënë Tereza” në Tiranë u shprehën për mediat se “Nuk kemi informacion të saktë, nëse paratë e vjedhura ishin nën kujdesin tonë”.

Kështu, ky skandal u harrua dhe qeveria asaj kohe nuk mori asnjë masë ndaj tyre. Për t’i mënjanuar nga tenderët publikë. Kështu sot, Nazëraj vazhdon të xhirojë miliona në tenderë abuzivë.

Lexo edhe: Spahia i jep 220 mln lekë Benard Martinit për fasadën e 1 shkolle

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimaeroportBardh SpahiaBashkia Shgkoderdurim nazerajNazerajRinastendervjedhje parash

Lajme të lidhura

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
Para
Chelsea sfidon Interin për këtë sulmues francez

Chelsea sfidon Interin për këtë sulmues francez

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com