GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Argat dhe shërbëtor apo krenar dhe shqiptar

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Edhe lobistët lodhen me një regjim të marrë fund
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Nesho

-Dilema para së cilës i ka vënë shqiptarët politika e Rilindjes

Kur Krushovi vizitoi Shqipërinë në vitin 1959 dha porosinë e tij “të çmuar”: Bëjeni Shqipërinë një oaz turizmi. Nuk keni nevojë të shpenzoni për industri dhe zhvillimin teknologjik të vendit. Për çdo gjë që keni nevojë, hajdeni te ne.

Që nga ajo periudhë, asnjë lider shqiptar nuk ka guxuar ta mendojë, jo ta zbatojë këtë porosi të Krushovit, i cili i shikonte shqiptarët si një vend vasal, si shërbyes të atyre që duan të zbaviten në natyrën e bukur Shqiptare.

Një popull është i humbur në qoftë se nuk punon për zhvillimin e kombit të tij në të gjitha drejtimet, për të përgatitur një brez të ri që të përballojë sfidat e zhvillimit dhe përgatitur për të ardhmen. Avantazhet e krahasuara që vijnë nga burimet natyrore, mineralet apo turizmi janë elemente që mund të krijojnë përparësi në zhvillimin ekonomik të vendit. Një vend, i cili nuk mendon për zhvillimin industrial, teknologjinë moderne, në edukimin e një brezi të ri në qendra të zhvilluara kërkimore dhe studimi, do të përfundojë shumë shpejt si shtojca apo vasali i shteteve të tjera të zhvilluara.

60 vite më vonë do të dilte në Shqipëri një aventurier politik, pa vizion, që kërkon ta kthejë Shqipërinë në një çiflig turizmi. Qëllimi i vetëm i Ramës është depersonalizimi i shqiptarëve, largimi i tyre nga vendi, kthimi i Shqipërisë në një tokë të djerrë ku ata që kanë abuzuar me pronat dhe pasuritë e tij të jenë rentierët e tokës dhe bukurisë shqiptare.

Shikoni se cili ka qenë vizioni i zhvillimit të Shqipërisë në 10 vitet e fundit, ku miliarda dollarë janë hedhur për Rilindjen Urbane, ku nuk ka asnjë investim të rëndësishëm në teknologjinë e re, asnjë investim për naftën dhe shfrytëzimin e saj, etj, etj. Për më tepër vizioni i qeverisë aktuale dhe i Ramës ka mbetur në lyerjen dhe meremetimin e fasadës, në mos hapjen e vendeve të punës, në mosrritjen e rrogave e pensioneve, për të larguar shqiptarët e pashpresë në emigracion, dhe për t’i zëvendësuar ata me bangladeshas, sirilankas, afrikanë, për t’u ndjerë vetë si sulltanë të arritur dhe të gjithëpushtetshëm. Në paturpësinë e tyre, ata kërkojnë të mbajnë pushtetin me modelin e tyre të arrogancës dhe duke premtuar stadium, shkolla futbolli me Alabarin, stadium të Formula Uno, dhe disa mbjellje pemësh që kushtojnë nga 5 mijë euro secila.

Ata janë të gatshëm të shkatërrojnë Portin historik 2000-vjecar të Durrësit dhe të shpërdorojnë një pronë publike me vlerë mbi 3 miliardë dollarë për t’i dhënë mundësi vetes dhe sheikut arab të ndërtojnë apartamente dhe port jahtesh në funksion të çifligut të tyre të turizmit.

Sot Shqipëria ndodhet në udhëkryqin më të madh historik, ku ndryshimi prek jo vetëm sistemin politik, pluralizmin, por edhe humbjen e rolit të Shqiptarizmit, një komb aq i vjetër sa vetë historia.

Shqiptarët të mos dehen nga ahengjet, tallavatë e batutat e një shakaxhiu bajat, portë bëjnë zgjedhjen e tyre: ose shërbëtorë e vasalë të çifligut të Ramës ose krenarë dhe të vetëdijshëm për rolin e tyre. Zgjedhjet e 14 Majit janë një provë ndërgjegjësimi dhe atdhedashurie që Shqipëria të mos shkasë në humnerë.

Etiketa: Agim NeshoOpinion

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Elita shqiptare që doli nga kazani i Enverit, deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit

10:32 - 17/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Para
Kanali i Korfuzit dhe ‘Agon Channel’ – paralele trishtuese dhe një propozim

Degradimi i mëtejshëm i shqipes në një propozim qeveritar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada
Botë

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26

Reshjet e shiut të parashikuara për ditën e shtunë në zonën e New Yorkut konsiderohen si aleati kryesor për të...

Lexo më shumë
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com