GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Argumentet idiote mbi vlerat e presidentit të ri

17:38 - 06/06/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Admirimi i Putinit nga mentaliteti provincial i disa shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ergys Mërtiri

Një nga argumentet më të shpeshtë dhe me idiotë mbi vlerat e presidentit të ri është, ai që lidhet me profesionin e tij. Sipas shumë komentuesve në media, qofshin politikanë apo gazetarë, është gjë e mirë që presidenti vjen nga radhët e ushtrisë sepse ushtarakët janë të prirur të jenë patriote dhe të përkushtuar në përmbushjen e detyrës.

Nëse e marrim për bazë këtë lloj antropologjie popullorë mbi profesionin e ushtarakut, mund ta zgjerojmë tipizimin edhe me cilësi të tjera të ushtarakut. Mund të themi psh. që ushtaraku priret të këtë mungesë të individualitetit, prirje për të qenë i nënshtruar, për të mos menduar përballë urdhrit, për të qenë i rreptë dhe i pandjeshëm, etj.

Kjo prirje kultivohet nga vetë jeta në ushtri, si psh. të jetuarit me uniformë, nënshtrimi ndaj hierarkisë, disiplina e rreptë ushtarake, formalizimi i marrëdhënies në zinxhirin e komandës dhe të sjelljes ceremoniale, siç janë psh. rreshtorët: Togaaa rreshtohu! Gatiii tu! Paraaaa marrsh! Një dy, një dy, një dy!

Të gjitha këto priren të kultivojnë sjellje të formalizuara, refleksive, të cilat dobësojnë racionalitetin, individualitetin, butësinë, tolerancën, dëshirën për liri etj. Perveç kësaj, ka të dhëna plot mbi problemet shoqërore në jetën ushtarake nëpër reparte siç janë: dhuna, bullizmi, çrregullimet psikike etj.

Po të nisemi nga profesioni, ndoshta bilanci midis avantazheve dhe disavantazheve të ushtarakut mund të mos na dilte mirë, dhe këtë mund ta themi për çdo profesion.

Nuk ka argument me pa kuptim sesa gjykimi i njeriut mbi bazë të përkatësive të tij kolektive joindividuale. Si në çdo përkatësi të tillë, edhe në çdo profesion, ka njerëz të mirë ka dhe të këqinj, ka të afte ka dhe të paaftë, ka të ndershëm ka dhe të pandershëm, ka të zgjuar dhe të trashë, ka me karakter dhe pa karakter. Të jesh ushtarak, nuk ka asnjë përparësi për rolin e Presidentit nga të qenit mësues, mjek, inxhinier, jurist, diplomatët, etj.

Të folurit me klishe banale të tilla është jo vetëm pasojë e mungesës së argumentit, por edhe një mënyre për të përjashtuar arsyen nga bindjet.

 

Etiketa: ArgumentetErgys MertiriidiotePresidentirivlerat

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Gjenocidi serb, Shehu denoncon shkeljen e rregullores: Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Gjenocidi serb, Shehu denoncon shkeljen e rregullores: Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com