GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Arjan Curri i përgjigjet Pacollit: Ti ke përparësi lekun, unë…

16:47 - 20/12/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Befasohet Curri! Nëna i lexon testamentin në program…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Arjan Curri

U njoftova nga kolegët dhe pashë me habi një qëndrim të Behgjet Pacollit, i cili më akuzonte nominalisht (me emër) se me deklarata të mia të rrejshme, i kam lënduar familjen. Bashkë me kolegët, e pamë disa herë emisionin Top Story nga Grida Duma, ku diskutohej për vrasjen makabre të Liridonës, e dyshuar nga i shoqi, në sy të fëmijëve.

Në asnjë deklaratë timen nuk gjetëm asgjë të thënë prej meje, që të mbështesë insinuatat që z. Pacolli bën për veten, madje nuk e kuptojmë pse ai e ka përfshirë veten në këtë histori?

Në të gjithë botën, mediat serioze, kur ka vrasje të kësaj natyre, që tronditin opinionin publik, marrin në analizë çdo pistë të mundshme dhe kur për vrasje akuzohet një këshilltar ministri, ato hetojnë të kaluarën e vrasësit, si u promovua ai në politikën e lartë, mbi çfarë kriteresh dhe meritash, për cilat kontribute shoqërore apo shkencore, cili ishte kurrikulumi i tij, a ishte ai psikolog, politolog, fizikant, analist, a kishte ai një karrierë të spikatur në shkencë, art apo politikë? Si ka mundësi që ai shfaqet kudo në korridoret e politikës në Prishtinë, madje edhe në sallonet mondane ndërkombëtare?

Askush në këto raste nuk mund të ankohet pse media e lirë bën punën e vetë, sidomos një politikan.

Për një gjë, megjithatë, Pacolli ka të drejtë, ne nuk ndajmë të njëjtat vlera. Ai ka përparësi lekun, unë njeriun. Edhe unë jam kumbar në një familje shqiptare, kumbari e adopton shpirtërisht fëmijën që i pret flokët, bëhet si babai i tij para Zotit. Ai gjendet në çdo çast të lumtur dhe të trishtuar të familjes, me të cilën lidh këtë miqësi të shenjtë.

Nëse, larg qoftë, do t’u ndodhte një tragjedi e ngjashme, që la pa frymë çdo shqiptar, unë do të ndërprisja çdo aktivitet biznesi dhe do t’u gjendesha pranë, mund të humbisja ca parà, por do të fitoja respektin dhe nderimin e gjithë shqiptarisë.

E inkurajoj Behgjet Pacollin të mbështesë median e lirë, në kryerjen e detyrës së vetë, në kërkim të së vërtetës, si njeri i ekonomisë së tregut të lirë që është. Nëse mendon ndryshe, le t’u drejtohet organeve të drejtësisë, por e përsëris, unë mbaj përgjegjësi për ato që them vetë, jo për imagjinatën e rrjeteve sociale.

P.S.
Këto ditë, jam kontaktuar nga disa ambasada perëndimore, të cilat kanë dokumentuar statuse tuajat dhe të njerëzve përreth jush dhe kam dhënë shpjegimet e mia, pas kërkesës së tyre.

Etiketa: CurriDebatipacolli

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Para
Nën hundën e SPAK-ut, Leli Kaja abuzon me paratë e Inceneratorit, denoncohet tenderi

Nën hundën e SPAK-ut, Leli Kaja abuzon me paratë e Inceneratorit, denoncohet tenderi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com