GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Armando Subashi i jep 500 MLN lekë Yzedin Bozhajt për fasadën e një shkolle

15:02 - 05/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Armando Subashi i jep 500 MLN lekë Yzedin Bozhajt për fasadën e një shkolle

Armando Subashi, kryetari i Bashkisë Fier, ka nisur një aferë me “Flamur të kuq” me Yzedin Bozhajn, biznesmenin që shpesh përfiton nga korrupsioni i zyrtarëve të tenderëve.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armando Subashi, kryetari i Bashkisë Fier, ka nisur një aferë me “Flamur të kuq” me Yzedin Bozhajn, biznesmenin që shpesh përfiton nga korrupsioni i zyrtarëve të tenderëve. Kryebashkiaku ka shfrytëzuar projektin e rikonstruksionit të shkollës “Naim Frashëri për të kënaqur Bozhajn. Bëhet fjalë për shkollën në foton më poshtë, e cila është objekt ekzistues në gjendje shumë të mirë, që me pak lekë mund të mirëmbahet.

 

Qëllimi i Subashit është nxjerrë përfitim nga ky projekt. Dhe hapin e parë e ka bërë përmes kontratës abuzive që ka firmosur më datë 1 shtator 2023. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i shkollës 9 -vjeçare “Naim Frasheri”, për të cilën është lënë në dispozicion fondi limit me vlerë  530 milionë lekë.

Është një fond i konsiderueshëm që Subashi e ka çuar tek fituesi i paracaktuar. Konkretisht, nga 10 oferta që u paraqiten për këtë tender, 9 prej tyre u përjashtuan nga gara që në fazën e parë. Në dokumentet e tenderit duket qartë se u favorizua dhe u klasifikua si e vlefshme për në fazën e fundit vetëm oferta e firmës  “Shendelli” SHPK. Ajo u shpall automatikisht fituese pa garë dhe në mungesë të konkurrencës.

Duhet të theksojmë të paktën firma “NIKA” kishte ofertë më të ulët dhe kriteret i plotësonte, por me sa duket Subashi as nuk i ka marrë në shqyrtim kompanitë e tjera. Krybashkiaku shpalli fituese kompaninë e Yzedin Bozhajt.

Më tutje shohim se këto lekë “Shendelli” SHPK do t’i përvetësojë për 4 muaj punime që do të kryejë në shkollë. Në dokumentet standarde të tenderit tregohet që do të bëhet heqja e suvave dhe risuvatim i godinës, gjithashtu do të ndërrohen dhe dritaret e dyert. Me pak fjalë për fasadën e kësaj shkolle  Bozhaj fut më shumë se gjysmë miliard lekë në xhiron e tij.

 

Bozhaj, lubi e fondeve shtetërore

Yzedin Bozhajt është pronari i firmës SHËNDELLI SHPK, që ka përfituar në të gjithë sektorët ku derdhen paratë publike. Firma e tij është ndër kompanitë që përfitojnë më shumë nga bashkia e Tiranës.

Kjo kompani ka marrë fonde prokurimesh publike me vlerë mbi 8.7 Miliard Lekë nga bashkitë e Shqipërisë, ku ka bashkëpunuar me disa nga subjektet e oligarkëve të ndërtimit. 3.8 Miliardë Lekë janë marrë vetën për 2 tenderë në sektorin e Shëndetësisë.

     

Në sektorin e Ndërmarrjeve Publike është fitues i dy tenderëve në bashkëpunim me NGRACAN 1934 për një tender me vlerë 242 Milionë Lekë dhe me LTE Construction në një procedurë me vlerë 245 Milionë Lekë. Përsa i përket parave nga FSHZH, Bozhaj ka përfituar dy kontrata të mëdha me vlerë mbi 7.7 Miliard Lekë (pa Tvsh).

Ndërkohë, në të dhënat për transfertat nga Thesari i Shtetit tregohet se kjo kompani ka marrë mbi 23 miliardë lekë përfitime  për katër vitet e fundit.

Subashi dhe Bozhaj mirë që po shpërdorojnë miliona lekë investime që duhej të shkonin në dobi të nxënësve në Fier, por të paktën t’i kishin kryer punimet e “Naim Frashërit” gjatë sezonit veror, jo tani që nisi viti shkollor.

Lexo edhe: Subashi tallet me paratë e kamionëve për plehrat, fiton “Flamurin e kuq” për korrupsion

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBozhajshkolleSubashitender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Nisin konsultimet publike për fazën e dytë të Vjosës Park Kombëtar

Nisin konsultimet publike për fazën e dytë të Vjosës Park Kombëtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com