GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Subashi tallet me paratë e kamionëve për plehrat, fiton “Flamurin e kuq” për korrupsion

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Subashi tallet me paratë e kamionëve për plehrat, fiton “Flamurin e kuq” për korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse i thirrur në SPAK për inceneratorin e Fierit, kryebashkiaku Armando Subashi nuk ka frikë të vazhdojë abuzimet me fondet e pastrimit të qytetit të Fierit. Ndërmarrja e Pastrimit në Fier, që varet nga Subashi, derdh para që supozohen për të pastruar qytetin, por që shpërndahen tek biznesmenët e paracaktuar. Tenderi i fundit nga Ndërmarrja e Pastrimit në Fier është një shpërdorim i hapur i buxhetit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje mjete teknologjike për nevojat e Ndërmarrjes së Pastrimit Fier”(Kamionë teknologjik për mbetjet urbane”. Armando Subashi ka planifikuar të shpenzojë 120 milionë për kamionë. Ndërsa shohim, që tenderin e parë të mandatit të ri e ka mbyllur me shkelje.

Në këtë tender janë paraqitur dy oferta, por Subashi ka lënë të vlefshme vetëm atë të firmës “KOMBI INVEST” SHPK, një firmë që njihet për dhjetëra kontrata të përfituara nga Bashkia Fier. Oferta e KOMBI INVEST ishte më e shtrenjtë, me vlerë 108 milionë lekë. Por, duke qenë se mbeti e vetmja në garë, Subashi ia dha tenderin “nën tavolinë”.

Për riskun e lartë të korrupsionit me fondin e prokuruar, këtij tenderi i është dhënë “Red Flag”, nga Open Data Albania.

Problemet financiare të inceneratorit

Ndërkaq, tenderi nuk e bën të qartë se sa kamionë blihen me kaq lekë, janë mjete me zero kilometër apo janë të përdorura!! Vlen të kujtojmë se Fieri ka probleme të rënda me papastërtinë pasi landfilli pranë inceneratorit është tejmbushur. Problemi dhe vjedhja më e madhe qëndrojnë tek mos vënia në punë e inceneratorit, ku ka gisht edhe kryebashkiaku Subashi.

Në mars të këtij viti është raportuar se llogaria e inceneratorit ë Fierit është bllokuar nga banka, për shkak të një overdrafti të pashlyer. Kompania “ITS” u sekuestrua bashkë me inceneratorin e Fierit më 28 mars të vitit 2022 për llogari të hetimeve të nisura nga SPAK, duke ngrirë në këtë mënyrë dhe pagesën e kësteve të kredisë.

Por, pavarësisht këtyre problematikave, qeveria vazhdon të hedhë para për inceneratorin. Kurse bashkia bën shpenzime të tjera shtesë për kamionë.

Kriza është kaq e rëndë sa nuk paguhen as rrogat e punonjësve. Për 3 ditë rresht mbi 20 punonjës të inceneratorit kanë protestuar, pasi nuk kanë marrë pagat prej 5 muajsh.

FIER, 31 Maj 2023

Madje më datë 31 maj ata bllokuan dyert e inceneratorit, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë makinat me mbetje të hyjnë brenda. Ata kanë deklaruara se protesta do të vazhdojë deri në momentin që do të ketë një përgjigje konkrete”

Dhe në këtë pikë, Subashi në vend që të veprojë për të dhënë një zgjidhje, mendon të blejë kamionë të rinj. Për Subashin ky prokurim shtohet në listën e abuzimeve me tenderët e  bashkisë, për të cilat mund të japë llogari edhe në SPAK.

Etiketa: abuzimArmando SubashiFiertender

Lajme të lidhura

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës
Breaking Views

Tavo i xhiron “Pashait të Dhërmiut” 2 MLD lekë për 1 km rrugë/ Gjikuria asfalton udhën e impiantit të ujërave te zeza të Palasës

16:40 - 05/08/26
Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn
Breaking Views

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26
Para
Si do të jetë moti? Zbuloni parashikimin për sot

Temperatura deri 28 gradë dhe reshje shiu, moti vazhdon me ‘kapriço’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije,...

Lexo më shumë
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com