GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Arqile Bollano i fal kontratën 100 milionë lekë firmës që ka emrin në SPAK për ryshfet

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Arqile Bollano i fal kontratën 100 milionë lekë firmës që ka emrin në SPAK për ryshfet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari më i ri i komanduar i Bashkisë Himarë, Arqile Bollano, që kur ka ardhur në krye, po përfundon aferat që i la përgjysmë paraardhësja e tij Blerina Bala, që mori vendin e lënë bosh nga Jorgo Goro. Në dy muaj si kryetare, Bala ka hapur një sërë tenderësh korruptivë, por nuk mundi t’i mbyllë ato pasi në mënyrë të papritur dha dorëheqjen.

Tani këto prokurime që mbajnë edhe emrin e saj, po firmosen dhe vulosen nga Bollano. Tenderi i radhës ka si objekt “Menaxhimi i infrastrukturës së ujitje kullimit”, ku konkretisht do të pastrohen barërat, do të hidhet ndonjë shtresë betoni atu ku është e plasaritur dhe, për këto lloj punimesh, ishin planifikuar të shpenzohen 100 milionë lekë. Projekti merr edhe aprovimin e Bollanos. Le të shpresojmë që të përfitojnë sado pak banorët e Borshit, të Qeparoi dhe Lukovës për të ujitur ullishtet. Por abuzimi me tenderin nuk të lë pikë optimizmi. Në tabelën më poshtë janë punimet që parashikohen, të cilat do t’i lihen në dorë kompanisë fituese të llogarisë se sa volum pune kërkohet për secilin zë.

 

Tenderi me “flamur të kuq”

Tenderi i është falur një kompanie të favorizuar. Shohim se deri në 10 qershor 2024, kur ka qenë afati i fundit, kanë dorëzuar ofertat e tyre 7 kompani. “KARL GEGA KONSTRUKSION” SHPK në bashkëpunim me një operator tjetër, kishin një ofertë me vlerë 66 milionë lekë, ndërkohë kompania “FLED” SHPK kishte dorëzuar një propozim me vlerë 75 milionë lekë, por asnjëra prej tyre nuk u mor në konsideratë për t’u përfshirë në procedurën e shpalljes së fituesit.

Të dyja kompanitë se bashku me 4 firmë të tjera janë skualifikuar nga komisioni gjatë fazës së parë me argumentin se nuk kanë dorëzuar dokumentet vërtetuese për stafin teknik. Ne e kemi theksuar disa herë atë çka thotë ligji për këto raste, por me sa duket kryebashkiakët dhe institucionet e tjera kontrollore nuk u shkon përshtat ligji mbi Prokurimet Publike. Prandaj shohim që në çdo tender bëhet shkelje të tilla që kanë peshë të madhe.

Sepse sipas rregullores këto kopani që kishin oferta të arsyeshme duhej të lajmëroheshin për mangësitë në dokumentacione, në mënyrë që të futeshin në garë për fazën finale. Në këtë mënyrë mund të kursehej fondi limit.

Por, Bollanos i interesonte që në fund të mbetej mbi tavolinë vetëm zarfi i operatorëve që kishte vendosur qysh më parë, pavarësisht se kishin një nga ofertat më të shtrenjta. Kështu shohim që në fazën e fundit ka shkuar vetëm oferta e bashkimit të operatorëve “APIS CONSTRUCTION” shpk – “2 Z KONSTRUKSION” sh.p.k me propozimin me vlerë 80 milionë lekë, pra 14 milionë lekë më shtrenjtë se oferta më e lirë e dorëzuar.

Përveç kësaj kompanitë në fjalë e kanë përfituar në kundërshtim me ligjin kontratën, pasi nuk kishin konkurrentë përballë.

Për këto shkelje të konstatuara, Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e Kuq” këtij tenderi. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit. Po ashtu, kjo shërben si alarm për abuzimet me fondet e bashkisë që po bën kryetari Bollano.

“2Z KONSTRUKSION”, pjesë e skandaleve

Ndërkaq vlen të përmendim se tenderët pa garë kryesisht jepen tek firma që kanë marrë statusin e klientit të përhershëm tek kryebashkiakët. Kështu, firma “2 Z KONSTRUKSION” sh.p.k ka marrë mbi 70 kontrata publike nga bashkitë në mbarë vendin, ndërkohë që është edhe në listën e SPAK.

Përmendim këtu rastin kur sekretarja e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro dhe zyrtarja Laura Sheto, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, përfunduan në burg gjatë viti të shkuar. Shkak u bënë gjetja e shkeljeve në tenderin objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Sipas SPAK, Joana Duro ka marrë 330 mijë lekë ryshfet nga operatori ekonomik për ta shpallur fitues të tenderit. Në njoftim thuhet se lekët u dhanë nga shtetasja Laura Sheto.

 

Tenderi për të cilin thotë SPAK-u ka patur një fond limit prej 51 146 571 lekë pa TVSH dhe në garë kanë qenë 11 operatorë ekonomik.

Fitues është shpallur bashkimi i dy kompanive “2Z KONSTRUKSION” shpk me administrator Zani Zoga dhe “I.C.C GROUP” shpk me administrator Eduart Zoi, të cilët kanë ofruar 40 444 769 lekë pa TVSH. Sigurisht që edhe atë tender e fituan pa garë.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar më 25 mars 2024, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK. Mësohet se arrestimi i Goros ka ardhur pas një kallëzimi nga ana e Fredi Belerit. Në pranga ka rënë dhe Mihallaq Bonjaku.

Sakaq, raportohet se arrestimet lidhen me statusin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Ironike është se, ditët e fundit SPAK i shtoi edhe një akuzë Goros, që lidhet me tjetërsimin dhe falsifikimin e dokumenteve  të një sipërfaqe toke për llogari të kryebashkiakut aktual, Arqile Bollano.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Arqile BollanoKryetari më i ri i komanduar i Bashkisë Himarëpo përfundon aferat që i la përgjysmë paraardhësja e tij Blerina Balaqë kur ka ardhur në krye

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Goditi vartësen me grusht/ Gjykata liron shefin e departamentit të Ekonomikut, Mirdaim Axhami

Goditi vartësen me grusht/ Gjykata liron shefin e departamentit të Ekonomikut, Mirdaim Axhami

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş