GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Arrati nga divani, Partizani nis sprintin. Ja pse “Demat” mund ta “vrasin” garën e titullit

21:11 - 24/10/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrati nga divani, Partizani nis sprintin. Ja pse “Demat” mund ta “vrasin” garën e titullit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani i këtij sezoni ndoshta nuk është më i fortë se vjet, por e sigurt është se kjo skuadër është më dinake dhe racionale. Djemtë e Xhovani Kolelës kanë grumbulluar 19 pikë në 9 ndeshje. Ishin një pikë larg, por duke i parë bardheblutë nga rehatia e divanit, e panë veten 4 pikë para rivalëve më të afërt.

Kjo fazë e parë duket se i ka dhënë këtij ekipi vrullin e duhur dhe duke nisur që nga ndeshja e së dielës ndaj Egnatias, të kuqtë nisin misionin për “vrasjen” e garës dhe për të treguar se mund ta bëjnë këtë, ka disa arsye.

QETËSIA E PIKËVE – Të jesh 4 pikë larg Tiranës do të thotë se ke qetësinë e garantuar se edhe një hap fals nuk të ul nga kreu. Jo vetëm kaq, por fakti që një hap fals e zbret shumë poshtë skuadrën bardheblu, bën që skuadrës së Shehit t’u rritet “tensioni”.

STABILITETI – Të kuqtë kanë grumbulluar 19 pikë pas 9 ndeshjesh, një më pak se Tirana, kampione e vjetshme. Nëse vazhdon me këtë ecuri, skuadra e Kolelës në fund do ta mbyllte sezonin me 76 pikë, më se të mjaftueshme për të fituar titullin.

REAGIMI – Partizani i këtij sezoni ka treguar se di të ngrihet edhe pas një humbjeje shumë të dhimbshme në derbi, por edhe pas një barazimi zhgënjyes ndaj Kastriotit. Ky fakt tregon se të kuqtë ofrojnë garancinë se edhe nëse do të rrëshqasin në ndonjë kthesë, kanë aftësinë të kthehen sërish në rrugën e duhur.

LOJA – Skuadrën e Kolelës nuk ka arritur ta dominojë asnjë kundërshtar në këtë sezon, pavarësisht se Tirana dhe e kanë mposhtur. Fakti që të kuqtë imponojnë gjithmonë lojën, i jep më shumë shanse që ndeshja të shkojë në rrjedhën që ata dëshirojnë dhe këtë e tregon fakti që ata janë në krye, të shkëputur 4 pikë nga ndjekësit më të afërt.

INFERMIERIA BOSH – Pavarësisht se e nisën shumë keq për sa i përket lëndimeve në javët e para, infermieria e Partizanit më në fund duket se ka rënë në qetësi. Aktualisht i vetmi me probleme fizike është Mensah, i cili mund të jetë gati që me Egnatian në fundjavë. Fakti se skuadra e ka kaluar “ferrin” e dëmtimeve, jep më shumë garanci për javët në vazhdim dhe i ofron Kolelës luksin të menaxhojë dhe të kursejë herë pas herë lojtarët titullarë gjatë ndeshjeve./Panorama/

Lajme të lidhura

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Para
Humbën jetën 15 persona, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit bombardues të Putinit

Humbën jetën 15 persona, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit bombardues të Putinit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com