GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Arratiset nga Rusia ish-komandanti i grupit mercenar “Wagner”

19:08 - 17/01/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arratiset nga Rusia ish-komandanti i grupit mercenar “Wagner”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, që luftoi në Ukrainë, tha se ka arritur në Norvegji dhe se po kërkon azil pasi jeta e tij ishte në rrezik sepse kishte qënë dëshmitar i vrasjeve dhe keqtrajtimit të të burgosurve rusë të dërguar në vijën e frontit. Andrei Medvedev thotë në një video të postuar nga grupi i të drejtave “Gulagu.net” se kishte kaluar kufirin dhe ishte futur në Norvegji përpara se të ndalohej nga policia norvegjeze.

Andrei Medvedev thotë se u punësua nga grupi mercenar Wagner më 6 korrik të vitit 2022 me një kontratë katërmujore. Ai kishte qënë jetim përpara se t’i bashkohej ushtrisë ruse dhe kishte bërë burg përpara se të punësohej nga Grupi Wagner. Medvedev thotë se u arratis pasi kishte qënë dëshmitar i vrasjes së dezertorëve nga ushtria ruse të kapur nga grupi mercenar.

Deklarata

“Më 6 korrik 2022 nënshkrova një kontratë me këtë kompani (Wagner PMC) dhe u nisa për në Ukrainë. U bëra komandant i skuadrës së parë. Në gusht filluan të sillnin të burgosur nga burgje të ndryshme të Rusisë për të shërbyer në ushtri. Pas ardhjes së të burgosurve, Wagner nuk na kosnideronte më si qënie njerëzore”, thotë ish-mercenari Medvedev gjatë një bisede me Vladimir Osechkin, themelues i grupit të të drejtave “Gulagu.net”. Ish-komandanti kërkoi ndihmën e këtij grupi që të largohej nga Rusia pasi i rrezikohej jeta.

Ai thotë se kaloi kufirin me tela me gjemba dhe u shpëtoi të shtënave të patrullës ruse me qen kufiri ndërsa vraponte nëpër pyll drejt Norvegjisë.

“Di për tre raste, kur të burgosurit e plagosur që tentuan të iknin nga spitalet u qëlluan për vdekje. Gjithashtu, 10 vetë u qëlluan në poligonin e stërvitjes para të burgosurve që sapo kishin ardhur. Qëllimi ishte frikësimi, për atë që mund t’u ndodhë atyre që refuzojnë të luftojnë”, tregon ish-mercenari rus Andrei Medvedev.

Raportimi nga Policia norvegjeze

Policia norvegjeze tha se kishte arrestuar një shtetas të huaj pasi kaloi ilegalisht kufirin me Rusinë në Arktik më datën 13 janar.

“Rreth orës 01:58 të së premtes u arrestua një person në luginën Pasvikdalen nën dyshimet se ka kaluar ilegalisht kufirin norvegjezo-rus, në zonën Skroeytnes. Një idivid ka kontaktuar me popullatën civile të zonës. Ai u arrestua nga një patrullë kufitare e përbërë nga ushtarë dhe policë”, tha puonjësi i policisë Terjei Sirma-Tellefsen. Policia tha se i ndaluari po kërkon azil por pa dhënë detaje të tjera.

Avokati i tij norvegjez, Brynjulf Risnes, tha për televizonin TV2 se zoti Medvedev kishte kaluar disa orë dramatike.

“Ata qëlluan ndaj tij ndërsa e ndiqnin me qen kufiri. E gjithë ngjarja ngjason me filmat me spiunazh, ku minuta e fundit është vendimtare. Kur kaloi kufirin ai pa dritën e ndezur të një shtëpie dhe vrapoi atje. Aty doli një grua dhe ai i kërkoi asaj që të thërriste policinë e cila mbërriti shumë shpejt”, tregon avokati novergjez.

Ai thotë se klinti i tij ka marrë pjesë në luftën në Ukrainë por se nuk ka patur kontakt me popullsinë civile. Themeluesi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha në një dekleratë se zoti Medvedev kishte qënë pjesë e një njësie norvegjeze të Wagner-it dhe se kishte keqtrajtuar të burgosurit.

Në intervistat me rrjetin Gulagu.net, ish-mercenari Medvedev tha se kishte parë vrasje dhe keqtrajtimin e të burgosurve rusë që u dërguan në frontin e luftës nga grupi Wagner. Ai thotë se humbjet ishin të shumta pasi Wagner filloi të dërgonte një numër të madh të burgosurish në front në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Azil në Norvegji

“Ai ka aplikuar për azil në Norvegji dhe duhet të kalojë të gjithë procesin e analizës, për të verifikuar nëse është ai që pretendon se është dhe nëse po thotë të vërtetën. Është një proces që ndiqet me shumë kujdes nga autoritetet norvegjeze”, thotë avokati Brynjulf Risnes.

Etiketa: Andrei MedvedevWagner

Lajme të lidhura

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër
Botë

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Para
Deputeti i PD për fjalimin e Ramës në KiE: Tregoi arrogancë, nuk mbrohet UÇK duke…

Çështja e vulës, Çollaku: Tërheqja e ankimit lëvizje taktike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Lexo më shumë
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com