GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

‘Arratisja’ e Ahmetaj i ngjan ikjes së kriminelëve ordiner në drejtim të paditur

10:13 - 14/07/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja aplikacioni që përdor Ahmetaj për dërgimin e mesazheve nga arratia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ndriçim Kulla

Historitë e shumta të Enver Hoxhës gati mbi 40 vjeçare me bashkëpuntorët e tij të ngushtë, të cilët, pasi i përdori mirë e mirë , ua hëngri kokat një nga një me radhë me ‘hanxharin’ e mprehtë të diktaturës që e mbante në dorë e tij, dikujt me pushkatim, dikujt me varje në litarë, dikujt me zbim internim në kampe përqendrimi, dikujt në burgje politike etj, etj., kanë një ngjashmëri vasaliteti dhe makabriteti me fatin e të gjithë bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, të cilëve, pasi u shfrytëzoi mire e mirë pushtetin e dhuruar qëllimisht për t’iu përdorur firmën, po i flak si limon i shtrydhur në koshin e plehrave, madje edhe më keq po i shtyn me duart e tij drejt qelive të burgut.

Tashmë radhën e ka ‘kanakari i Ramës ‘i cili është nisur tashmë drejtë ‘suitës-qeli’ të korrupsionit që gatoi me duart e tij.

Por vulën e vonuar të SPAK, dhe çfarë është më e keqja në sytë e BE dhe Amerikës, që trumbetojnë dhe kërkojnë me ngulm fakte dhe veprime konkrete kundra korrupsioni mazhoranca po e trukon procedurën e aktit ligjor të heqjes së imunitetit të mandatit të deputetit konform rregullave ligjore.

Mazhoranca parlamentare bën lojn e litarit zvarrit dhe tërhiq, ndërsa zv/kryeministri i akuzuar i përshkruan i qetë shtigjet e fshehta të arratisjes për në destinacionin x që mund ti japin strehë për disa kohë qetësi. Sikur të mos mungonin, që Ahmetaj ka gënjyer përpara komisionit për njohjen me Zoton, që Ahmetaj jo vetëm që është imoral dhe i korruptuar në gjithë këtë histori, por bëri edhe arrogantin, sfiduesin dhe ‘tigrin’ e tinzarllëkut ndaj shqiptarëve. I zhytur kokë e këmbë në lluksin e tarafit dhe paburrënisë, shpiku e sajoi sikur nuk e njihte, sikur nuk I ka takuar, nuk ka udhëtuar me askënd nga banda e djegësave.

Ikja e tij në ditët që ishte planifikuar ti hiqej imuniteti në komisionin e mandateve në parlament nuk është thjesht një sfidë edhe ndaj pseudo reformës së drejtësisë, se ajo reformë funksionale është vetëm për CV e Yuri Kim, shërbimet që i bëri pushtetit të tejzgjatur të Edi Ramës, por më së shumti kjo arratisje e tij po u ngjanë kriminelëve ordiner në largimin drejtimit të pa ditur pasi kanë bërë krimin.

Ishte ky i ashtu-quajtur ekspert që me ‘mediokritetin’ ideologjik dhe propagandistik të tij, ai që vetëm për të fituar zgjedhjet, përdori teorinë e taksave të ulura për 95% të Shqiptarëve, një teori që siç tregoi koha, ishte jashtë fokusit të duhur që duhet t’i jepej ekonomisë shqiptare dhe menaxhimit të burimeve dhe risurseve të saj. Po dështak rezultoi të qe vizioni i tij gjatë legjislacionit të parë, për shlyerjen e borxheve ndaj biznesit vendas duke shpërfillur dhe diskriminuar nevojat reale të tyre, për t’u kthyer kështu në vizionarin e ‘pompuesit të parave publike për oligarkët’.

Edhe skemën e PPP-ve ishte ai që në thyerje të çdo ligji e shpuri në një ‘perfeksion paligjshmërie’. Po kështu, ishte përgjegjësia e tij profesionale dhe morale për të bërë transparencë dhe për t’i përdorur me nikoqirllëkun më të madh të mundshëm, të gjithë atë 1 miliard euro që bamirësia e ndërkombëtare dhuroi për popullin shqiptar dhe aspak vizioni dhe fokusi ekonomik i qeverisë.

Mirëpo ‘perfeksionisti i mos-transparencës’ që dilte si bufon-i pallat pas pallati të rindërtuar, vizionit të propagandës socialiste i shtoi alokimin e paligjshëm dhe dërgimin e bonuseve të tërmetit, pikërisht disa ditë para zgjedhjeve, për të zgjidhur në mënyrën më kriminale të mundshme të demokracisë, problemin e fitimit të zgjedhjeve për mandatin e tretë socialist.

Nuk i mjafton ideuesit vizionar e marifetçi të gjithë asaj skeme të pashembullt korrupsioni të djegësave, shërbimi prej eunuku moral e intelektual ndaj Kryeministrit Rama gjatë gjithë këtyre viteve kur ai po drejton Shqipërinë. Ai duhet të përgjigjet edhe për ‘profesionalizmin’ mjeran e kriminal, të pashpirt dhe shkatërrimtar që i ka bërë menaxhimit, drejtimit dhe fokusimit në rrugën e duhur të mundësive reale që ka ekonomia shqiptare, duke qenë përgjegjësi kryesor i atij rrënimi vizionar që politika e fuqizimit të oligarkisë dhe jo individit dhe familjes shqiptare, ka bërë për të ushqyer arratinë e shqiptarëve dhe shpopullimin e saj.

Politikat e këqija të mos-rritjes së pagave, në të gjithë sektorët e administratës publike, për të mbështetur rritjen e përvitshme të inflacionit, politikat e goditjes dhe seleksionimit ideologjik të ndihmës ekonomike, politikat e mbështetjes me thërrime të biznesit dhe individëve gjatë kohës së pandemisë, janë pjellë e ideologjisë dhe paaftësisë së tij. Por më kryesorja, vizioni i tij i dështuar ekonomik, për vite me radhë u valëvit si flamur suksesi nga qeveria socialiste.

Ajo që duhet të dënohet është edhe vizioni i qeverisë Rama, që deri dje mburrej me kanakarin e vet të parapëlqyer si ideolog dhe propagandues i mashtrimit, ndërsa sot, për të shpëtuar mbytjen e anijes së korrupsionit të tij, e ka flakur tej si limon i shtrydhur. Ky ndëshkim nuk i përket vetëm Ahmetajt, por gjithë vizionit ekonomik të qeverisë Rama gjatë gjithë këtyre 10 viteve. Është ajo që do të ndëshkohet e para bashkë me gjithë ato afera skandaloze, në emër të gjithë atyre shqiptarëve që vuajnë nga pagat e ulëta, nga mungesa e shpresës, e punës, e barazisë në mundësi dhe risurse, dhe janë detyruar të arratisen apo presin një rast të vetëm për të lënë Shqipërinë.

Faji duhet të ishte ndëshkuar nga drejtësia shqiptare në kohën e duhur, përpara se zgjedhësit të shkonin në votime, përpara se të fillonin aferat e radhës me të cilat u blenë edhe zgjedhjet lokale të 14 majit. Qoftë edhe një ditë që kalon është krim, kur nuk vendoset drejtësi, kurse drejtësia e vonuar është padrejtësi.

Etiketa: Ndricim KullaOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
VOA: Dosja e Arben Ahmetajt i ngjan ‘kutisë së Pandorës’

VOA: Dosja e Arben Ahmetajt i ngjan ‘kutisë së Pandorës’

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com