GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

VOA: Dosja e Arben Ahmetajt i ngjan ‘kutisë së Pandorës’

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
VOA: Dosja e Arben Ahmetajt i ngjan ‘kutisë së Pandorës’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, bëri të qartë sot se nuk ka ndërmend të kthehet në vend, “përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”. Ai i bëri këto komente në një postim në Facebook pak përpara nisjes së seancës së parlamentit, në të cilën u votua thuajse në unanimitet në favor të kërkesës së Prokurorisë së posaçme për arrestimin e tij. Deklaratat e ish zv.kryeministrit u përforcuan dhe nga avokati i tij Henrik Ligori i cili tha për mediat se zoti Ahmetaj “ndodhet pranë familjes në Angli” dhe se do të kthehet “kur të ketë liri”.

I dyshuar për të paktën tre vepra penale, që nga korrupsioni, fshehja apo mosdeklarimi i pasurisë dhe pastrimi i parave, ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u largua nga Shqipëria pak përpara se Prokuroria e Posaçme të firmoste shkresën me të cilën i drejtohej parlamentit për të patur autorizim për arrestimin e tij. Të premten e shkuar ai kaloi kufirin tokësor me Greqinë, dhe hipotezat mbi vendndodhjen e tij, u bënë subjekt hamendësimesh.

Mënyra e largimit dhe koincidenca me veprimin e Prokurorisë ngritën dyshime të forta se mund të bëhej fjalë për një largim aspak të përkohshëm. Sot ai vetë, në një reagim të gjatë në Facebook, ai la të kuptohej qartë se do të jetë pikërisht kështu. Ndërsa shkruante se dikush i kish thënë se e donin në burg ai theksoi se “nëse do ta meritoj, sigurisht që do të ndodhi…po jo përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”.

Më pas e gjitha u konfirmua dhe nga avokati i tij, Henrik Ligori, sipas të cilit zoti Ahmetaj “ndodhet pranë familjes në Angli” dhe se do të kthehet “kur të ketë liri”.

Ndërsa shpjegonte pozicionin e vet, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet e rënda të ngritura ndaj tij nga Prokuroria, teksti i tij ishte po ashtu i mbushur me insinuata.

“S’kam marrë pjesë në procedurat e inceneratorëve. Letra do të dalin, e nëse dikush do të kërkojë t’i fshehë, do dalin gjithsesi”, shkruajti ai, duke e konsideron veten një kokë turku.

“Hetimi im s’ka pasur fare të bëjë me inceneratoret, se unë për shkak të pozicioneve skam pasur tagër të përfshihem në procedurat e tenderimit. Eshtë hetuar Arbeni, jeta e tij për 25 vite, dhe jo procedura. Të thahet liqeni, mbase ngelet peshk në taban. Standart që s’duhet t’i përkasë drejtësisë së re”.

Dhe nuk munguan as notat e zhgënjimit ndaj kolegëve të tij të majtë, kur duke ironizuar shkruajti se “falenderoj dhe kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë. I “mirëkuptoj” për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojnë statistika”.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet është vërtetuar një lidhje e ngushtë mes zotit Ahmetaj dhe dy sipërmarrësve që përfituan kontratat e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, si dhe mbështetja që siç thonë prokurorët, ish anëtari i qeverisë, në funksionet e ministrit të Ekonomisë e më pas të Financave, i ka ofruar atyre, duke marrë shpërblime në shkëmbim.

Dosja ndaj zotit Ahmetaj, me ato pak elementë që janë bërë publikë deri tani, i ngjan një “kutie të Pandorës”, e cila duket se implikon që nga individë privatë, deri te një rreth i gjerë zyrtarësh të thuajse të gjitha niveleve, të vënë në shërbim të interesave të dy sipërmarrësve.

Në parlament, opozita shfrytëzoi sërish seancën e sotme për të akuzuar shumicën, duke drejtuar gishtin ndaj kryeministrit Edi Rama, si përgjegjësin kryesor sipas saj të çështjes së inceneratorëve.

“Askush tjetër, duke nisur nga Edi Rama dhe çdo ministër që ka votuar në mbledhjet e këshillit të ministrave, jo vetëm kanë mbyllur sytë, po kanë nxituar të fimosë, të çertifikojë çdo letër, çdo shkresë që ka shkuar nga kompjuteri i Klodian Zotos. Kjo dosje na provoi secilit prej nesh se çfarë është kapaja e shtetit. Unë e di që një pjesë prej jush e kanë lexuar dosjen e nuk janë ndjerë mirë. Nuk janë ndjerë mirë për faktin se kanë kuptuar se qeveria e Edi Ramës në fakt nuk ishte qeveria e Edi Ramës, ishte qeveria e Klodian Zotos. Kanë kuptuar se qeveria e Edi Ramës nuk ishte grdiane e buxhetit të shtetit, por ishte lëvruese e fondeve në mënyrë të paligjshme për dy biznesmenë të lidhu me të, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”, deklaroi kryetari i grupit demokrat Gazmend Bardhi.

Socialistët ju përmbajtën rigorozisht aspektit teknik e procedurial të çështjes, duke votuar më pas, siç dhe kishin paralajmëruar, në favor të kërkesës për arrestimin e zotit Ahmetaj. Një votim thuajse në unanimitet me vetëm 3 abstenime.

Ndërsa kryeministri Rama, i cili qëndroi disa minuta në sallë në hapje të seancës, për t’u rikthyer pasi përfundoi ndërhyrja e përfaqësuesit të opozitës, bëri të ditur më vonë, se do të thyente heshtjen mbi rastin, sot në mbrëmje, duke ju drejtuar opinionit publik./VOA

 

Etiketa: Ahmetajkuti pamdore

Lajme të lidhura

Qytetarët 20 ditë në protestë/ Organizatori Arben Kola: S’ka negociata me hajdutë!
Breaking Views

Qytetarët 20 ditë në protestë/ Organizatori Arben Kola: S’ka negociata me hajdutë!

19:33 - 19/06/26
‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja depoziton në SPAK një kallëzim të ri për Ballukun
Aktualitet

‘30 mijë m2 tokë për vetëm 120 euro’, Kalaja depoziton në SPAK një kallëzim të ri për Ballukun

13:30 - 19/06/26
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën
Aktualitet

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën

13:08 - 19/06/26
Para
Kujdes! Këto janë aplikacionet që hakerohen shumë lehtë

Kujdes! Këto janë aplikacionet që hakerohen shumë lehtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika kufitare të përbashkëta, miratohet marrëveshja
Breaking Views

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me pika kufitare të përbashkëta, miratohet marrëveshja

20:52 - 19/06/26

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar në parim një marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të...

Lexo më shumë
Qytetarët 20 ditë në protestë/ Organizatori Arben Kola: S’ka negociata me hajdutë!

Qytetarët 20 ditë në protestë/ Organizatori Arben Kola: S’ka negociata me hajdutë!

19:33 - 19/06/26
Pas deklaratave të Trump për Melonin, Ministri i Jashtëm italian anulon vizitën në SHBA

Pas deklaratave të Trump për Melonin, Ministri i Jashtëm italian anulon vizitën në SHBA

19:19 - 19/06/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

19:01 - 19/06/26
Një arratisje si në film nga burgu i Brindisit: I riu shqiptar ngjitet në mur dhe zhduket

Një arratisje si në film nga burgu i Brindisit: I riu shqiptar ngjitet në mur dhe zhduket

17:50 - 19/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobettarafbetGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet