GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Dritan Rexhepit, gazetari: Ja pse u angazhua edhe DEA

18:31 - 12/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Si bosi shqiptar i drogës “kapi” drejtësinë ekuadoriane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre ditë më parë autoritetet turke arrestuan në Stamboll shqiptarin Dritan Rexhepi, një ndër më të kërkuarit në Botë jo vetëm nga autoritetet shqiptare, por edhe ato italiane. Si Shqipëria ashtu edhe Italia kërkojnë ekstradimin e Rexhepit nga Turqia, ndërsa nuk dihet se ku do e dorëzojnë autoritetet turke.

Rexhepi u arrestua në një vilë luksoze, pas informacioneve të shërbimeve italiane për ato turke. Duket se shërbimet italiane kanë ndjekur fëmijët e Rexhepit dhe bashkëshorten e tij për të zbuluar më pas shqiptarin.

Por gazetari Flamur Vezaj në një intervistë për Euronews Albania thotë se për kapjen e shqiptarit është angazhuar edhe DEA.

Kjo sipas tij ka ndodhur për shkak të lidhjeve të fuqishme që shqiptari ka pasur me grupe dhe organizata ndërkombëtare të trafikut të drogës.

“Ajo që unë mendoj se e bën të fuqishëm Rexhepin janë lidhjet e tij kriminale me grupet e Amerikës Latine dhe me grupet shqiptare që kishin akses me grupet mafioze italiane nëpërmjet për kontrollin e porteve.

Në porte të ndryshme të Europës disa shqiptarë kanë kontakte të drejtpërdrejta me grupe mafioze italiane për të nxjerrë sasi të mëdha të kokainës nga porte të ndryshme. Kjo e bënte të fuqishëm Rexhepin për shkak se kishte njohje. Nuk kam parë në karrierën time që një personazh i tillë të pasqyrohet në aq shumë media ndërkombëtare.

Nga informacionet që kam, kontribuues ka qenë dhe DEA- Amerikane për shkak se ishte një nga personazhet më në kërkim të të gjitha vendeve. Është një bashkëpunim mes Interpolit dhe DEA-s arrestimi i tij. Mendohet se është njoftuar INTERPOL për vëzhgimin e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, që çoi deri në arrestimin e tij”, tha ai.

Etiketa: ArrestimgazetariRexhepi

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
Sfidat ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi, risi te kuqezinjtë U-21

Sfidat ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi, risi te kuqezinjtë U-21

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij,...

Lexo më shumë
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com