GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Gjicit, VOA: SPAK vijon hetimet nëse video u përdor për shantazh

20:20 - 24/06/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Gjicit, VOA: SPAK vijon hetimet nëse video u përdor për shantazh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, kryetari i dorëhequr i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, u arrestua pasditen e së shtunës, nën akuzën për korrupsion, me urdhër të Prokurorisë speciale për Krimin e organizuar dhe Korrupsionin. Hetimi ndaj tij nisi javën e shkuar menjëherë pasi në rrjetet sociale u publikua një video në të cilën ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij. Kjo e fundit po ashtu ka përfunduar ne arrest shtëpie, edhe ajo e dyshuar për korrupsion.

Zoti Gjici, i cili mori një mandat të ri në krye të Bashkisë së Kukësit në zgjedhjet e 14 majit, rezulton të jetë filmuar në zyrën e tij në datën 6 qershor, rreth orës 16.00. Pak pas publikimit të videos, ai njoftoi dorëheqjen përmes një postimi në Facebook si “një detyrim minimal” e duke kërkuar ndjesë publike ndaj “kujtdo që ka parë atë material të shëmtuar video”. Qeveria po ashtu njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Zoti Gjici e konsideroi ngjarjen një kurth të ngritur nga kundërshtarët politik, ndërsa shkruajti se “fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”.

Ai po ashtu, deklaroi se “prej disa kohësh kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”. Por kjo duket të ketë qenë një përpjekje për të shmangur pikërisht akuzën për të cilën ai u arrestua sot. Në fakt publikimi i plotë i videos, dëshmoi se pas kryerjes së marrëdhënies seksuale, ai bisedon me gruan, për financimin nga ana e Bashkisë të një projekti të saj për sterilizimin e qenve të rrugës. Madje ai thërret në zyrë nënkryetarin e Bashkisë, duke i kërkuar të ndjekë praktikën për miratimin e projektit.

Prokuroria e Posaçme ndërkohë po vijon hetimin për të zbardhur të gjithë situatën, që nga arsyet e filmimit në zyrën e tij nga ana e gruas, publikimit, apo dhe nëse përmes videos, ka patur përpjekje për ta shantazhuar kryetarin e Bashkisë./VOA/

Etiketa: gjiciSpak

Lajme të lidhura

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro
Breaking Views

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro

19:58 - 10/03/26
Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi
Aktualitet

Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi

19:50 - 10/03/26
Media ekuadoriane: Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën
Aktualitet

Media ekuadoriane: Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën

18:47 - 10/03/26
Para
Milan po përgatitet për lamtumirën e madhe të sulmuesit

Humbi derbin për Thuram, Milan kërkon talentin e Almerias

Discussion about this post

TË FUNDIT

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro
Breaking Views

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro

19:58 - 10/03/26

Autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut, publikohet agjenda e 12 marsit: PD-PS do të paraqesin raportet, në seancë do të...

Lexo më shumë
Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi

Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi

19:50 - 10/03/26
Media ekuadoriane: Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën

Media ekuadoriane: Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën

18:47 - 10/03/26
Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë

Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë

18:35 - 10/03/26
Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Përndiqte ish-shefen e tij, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

18:20 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com