GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Arrestimi i ish-zv.ministrit Gajo, flet fqinji: I papërgjegjshëm, hodhi shashka për të trembur zogjtë që mos të hanë rrushin

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i ish-zv.ministrit Gajo, flet fqinji: I papërgjegjshëm, hodhi shashka për të trembur zogjtë që mos të hanë rrushin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Byro Rusi, fqinji që denoncoi ish-zv.ministrin Albert Gajo për djegien e 2.5 hektarëve me vreshta ka folur në një lidhje telefonike me News24 ku ka sqaruar ngjarjen. Ai tha se Gajo është bashkëpronar në këto vreshta dhe se ditën e djeshme ka hedhur shashka për të trembur zogjtë që mos të hanin rrushin dhe në këtë mënyrë i ka vënë zjarrin vreshtave dhe një sipërfaqeje tjetër me shkurre e barishte.

“Historia është pak e gjatë. Dje zotëria në fjalë, ka shkuar në vreshtin që është pronë e përbashkët e disa bashkëpronarëve dhe ka hedhur shashka për të trembur zogjtë që mos të hanë rrushin. Me këto shashka ka vënë flakën. Ka dalë jashtë kontrollit, ka marrë flakë vreshti, ka marrë flakë pylli që është afër. Dëme pafund.

Toka është në bashkëpronësi dhe z.Gajo e ka zaptuar dhe na ka larguar duke pasur influenca politike, siç bëhen gjërat në përgjithësi. Unë jam në gjyq me z. Gajo sepse më ka akuzuar për tentativë vrasje, kërcënim, ndërkohë që e kam pasur ortak z. Gajo. Shkoja me mjetin tim e shpenzimet e mia në vreshta, toka është e babait tim, e hallave të miat. Ai nuk ka qenë pronar, me disa manovra e falsifikime u fut në pronë nëpërmjet ish-bashkëshortes së tij që është kushërira jonë.

Ai bën dhe budallallëkun më të madh me papërgjegjshmërinë më të madhe i vë dhe flakën. Është totalisht një njeri handikapat. Dje në drekë ka ndodhur zjarrvënia.

Është roja që z. Gajo ka vënë dhe nja dy barinj të zonës. Policia u mbështet tek ata. Është një vend shumë i izoluar ku nuk ka njerëz të tjerë. Janë djegur rreth 2.5 hektarë vetëm vresht dhe pjesa e pyllit mbi 1 hektarë. Marr shkas të falënderoj zjarrfikësit”, tha z.Rusi.

Etiketa: Albert Gajoarrestime

Lajme të lidhura

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Aktualitet

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Çmimet e marketeve në Tiranë shkojnë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

08:04 - 13/11/26
Para
Kontrollet rutinë në Kosovë/  Vihen në pranga dy persona, ja   çfarë fshihnin në mjetin e tyre me targa shqiptare

Kontrollet rutinë në Kosovë/ Vihen në pranga dy persona, ja çfarë fshihnin në mjetin e tyre me targa shqiptare

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com