GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimi i ish-zyrtarit të PS, Balliu: U kap si mi nga amerikanët

15:38 - 25/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i ish-zyrtarit të PS, Balliu: U kap si mi nga amerikanët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas arrestimit të ish-zyrtarit të PS-së, Viktor Çervanakun pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Fier.

Në një deklaratë për mediat, Balliu deklaroi se Çervanaku është shëmbëlltyrë e pushtetit të Edi Ramës, teksa tregon sipas tij lidhjet e qeverisë me krimin. Balliu deklaroi se ai nuk do të kapej asnjëherë, dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, po të mos ishte DEA Amerikane.

Ish deputeti i PD shtoi se ky nuk është rasti i parë që punonjës të institucioneve të kryeministrit Rama kapen në trafikun e drogës, pasi sipas tij qeveria ka krijuar një ekonomi kriminale të trafikut të drogës me anë të cilës pasurohen zyrtarët.

Deklarata e Balliut:

Një sharës publik, patronazhist me licensë, adhurues/shërbëtor i Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt, ka rënë dje në rrjetën e DEA-s amerikane, si pjesë e një grupi narko-trafiku.

Viktor Çervanaku, që u kap si mi nga amerikanët, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës. Medias do t’i dërgojmë një status në facebook të narko-trafikantit në fjalë, që tregon jo vetëm nivelin e tij, por fytyrën e këtij shteti dhe patericat ku ai mbështetet për të ndenjur në pushtet.

Partia Demokratike dënon lidhjet mes trafikantëve, keqbërësve, sharlatanëve të tillë, që shkojnë deri lart në majat e pushtetit. Vini re: Çervanaku ka qenë kryetar komune i pushtetit vendor të Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt.

Ai ka qenë dhe mbetet zorra qorre e një pushteti piramidal i cili frymëzon vetëm korrupsionin dhe të ligën. Vini re gjithashtu: ai nuk do të kapej asnjëherë, dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, patronazhimin, lavazhin oral të shefave të tij në Tiranë, dhe linçimin e opozitës me gjuhë vulgare, po të mos ishte DEA Amerikane.

Për policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare, beu i Frakullës dhe lapërdhari i bashkisë së Tiranës do të vazhdonte i qetë trafikun, si mënyrën kryesore të këtij pushteti për të vjedhur zgjedhjet dhe varfëruar shqiptarët. Raportimet dëshmojnë se droga trasportohej me kamionet e ushtrisë drejt Malit te Zi, çka vërteton implikimin direkt te politikes ne narkotrafik.

Ky nuk është rasti i parë që punonjës të institucioneve të shtetit të Ramës kapen në trafikun e drogës. Qeveria Rama ka krijuar nje ekonomi kriminale te trafikut te droges, me ane te ciles pasurohen zyrtaret, vidhen zgjedhjet, lincohen kundërshtarët politike dhe vritet puna dhe biznesi i ndershem.

Si për ironi të fatit, pak metra nga laboratori i kokainës të punonjesit te Bashkisë së Tiranës dhe ish-kryekomunarit socialist të Frakullës, ndodhej sera e një fermeri i cili po falimenton. Kjo pasi Rama nuk subvencionon biznesin e ndershëm por frymëzon, lejon dhe përfiton nga narkotrafiku. Partia Demokratike falenderon DEA amerikane për luftën pa kompromis ndaj narkotrafikut dhe siguron partnerët se bandat e pushtetit do te gjejnë fundin me ardhjen tonë në pushtet, njësoj si shumë të tilla në vitet 2005-2013.

Me një qeveri që frymëzon ekonomin e narkotrafikut dhe mbështet atë me segmentet shtetërore Shqipëria është në rrezik. Ja pse dalim më 6 dhjetor në protestë. Europa duhet ta dëgjojë nga goja e popullit, dhe jo vetëm nga raportet e shërbimeve inteligjente se shteti është kapur dhe një pushtet i tillë nuk duhet mbështetur.

Etiketa: BalliudrogePDRama

Lajme të lidhura

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla
Breaking Views

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26
Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz
Breaking Views

Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

20:30 - 23/04/26
S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja
Breaking Views

S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

20:15 - 23/04/26
Para
Vjedhje e kokainë, 7 të arrestuar në Tiranë

Vjedhje e kokainë, 7 të arrestuar në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla
Breaking Views

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

Kuvendi rinisi punimet pas pushimit që kërkoi kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, deri në largimin e deputetit të PD, Luçiano...

Lexo më shumë
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

20:30 - 23/04/26
S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

20:15 - 23/04/26
Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin

20:13 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com