GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Arrestimi i Palushit, SPAK pyet Tonin Vocajn

14:24 - 25/12/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Palushit, SPAK pyet Tonin Vocajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno- Një nga drejtuesit e lartë të policisë kriminale, siç ka qënë Tonin Vocaj, është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK, lidhur me pretendimet e ngritura nga oficeri i arrestuar, Leonard Palushi.

Hetimi i ngjarjes së zbulimit të një pistolete “TT” në salbatorin e një makinë që ndodhej në servisin e Seit Manahasës, solli në muajin korrik 2020, ndalimin nga policia të Albert dhe Seit Manahasës.

Dëshmia e Vocaj, nuk ka asnjë përputhje me argumentat që ka dhënë Leonard Palushi në muajin Maj 2022, ku është arrestuar si pjesë e grupit të Erjon Alibej dhe Nuredin Dumanit.

Në periudhën kur është gjendur arma “TT” me të cilën është vrarë Emiljano Ramazani, Tonin Vocaj, ka shërbyer si drejtor i Hetimit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, duke mbikqyrur çdo informacion që vinte në polici, për zbardhjen e vrasjeve në Elbasan.

Në deklaratën e tij, Vocaj ka dhënë shpjegime mbi dinamikën e hetimeve që po kryenin në Elbasan dhe mënyrën se si ka hyrë në sistemin e policisë kriminale, informacioni për vendodhjen e armës, që ishte përdorur në vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Për këtë episod është marë në pyetje dhe oficeri policisë gjyqësore pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Franc Ndoja, i cili ka treguar veprimet hetimore që ka kryer në lidhje me arrestimin e specialistit të krimeve në Elbasan, Leonard Palushi.

Mes këtyre dy emrave ka dhe oficerë të tjerë në Tiranë dhe Elbasan,mes të cilëve dhe Arjan Muça, që janë marrë në pyetje për sqarimin e pozicionit penal të “Shpërdorimit të detyrës” nga ana e Leonard Palushit.

Njëherësh prokurorët e SPAK, kanë sekuestruar nga Policia e Shtetit, dy udhëzime të Ministrit të Brendshëm.

Mësohet se këto dy udhëzime flasin për bashkëpunimin, me burimet e fshehta të informacionit dhe rregullat që duhet të ndjekë një oficer policie në realizimin dhe përpunimin e informacionit policor.

Si dhe masat që duhet të merren për ruajtjen e dokumentave që flasin për veprimtarinë kriminale.

SPAK, thotë se sipas këtyre dy udhëzimeve, oficerët e policisë kanë detyrimin ligjor, që të japin të dhënat se ku dhe nga kush person, e kanë marë një informacion kriminal, duke plotësuar formularin përkatës.

Në këtë rast Leonard Palushi, nuk ka plotësuar formularin se nga e kishte marë informacionin për vendodhjen e pistoletës.

Por ai ka dërguar menjëherë policinë kriminale në servisin e Seit Manahasës, ku rezultoi në gjetjen e armës që kishte shërbyer për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Nuredin Dumani, bashkëpuntori i SPAK, pas arrestimit në muajin Prill 2022 ka treguar se informacionin për vendodhjen e armës oficerit Palushi, ja kishte dhënë Erjon Alibej.

Sipas tij, Alibej kishte dashur që arma të futej në pronën e Manahasave, me qëllimin e vetëm për të krijuar një çoroditje dhe përplasje brenda grupit të Talo Çelës.

Ndërsa vetë Leonard Palushi, ka treguar në polici se:
”…disa ditë pas ngjarjes, edhe pse isha me pushime, në Yzberisht, rreth orës 10:00 ose 11:00 të paradites më është afruar një shtetas me maskë Covidi dhe kapele, rreth 170 cm dhe rreth të 50-tave. Më ka takuar dhe më ka informuar se, tek servisi i Manahasave, mbahet e fshehur një armë që është përdorur te vrasja e “Milit”. Më vonë komunikova me Drejtorin e Policisë Elbasan, Arjan Muça, i kam thënë se, më ka ardhur një person dhe më ka takuar në Tiranë dhe më ka thënë se arma e ngjarjes së Emiljanos është te Manahasat…”.

Më tej Palushi ka treguar se:

”…informacionin lidhur me armën e gjetur te servisi i Manahasave, nuk e ka përpiluar si SK2, pasi ishte me pushime dhe kur ka dalë në punë ishte pa vlerë pasi ishte ezauruar si informacion…”.

Etiketa: policeSpakTonin Vocaj

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Tragjike, babai vret me thikë dy vajzat: E bëra për nder

Tragjike, babai vret me thikë dy vajzat: E bëra për nder

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26

Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë të ashtuquajturin “neni Basha”, nga Statuti i PD,  ndërsa konfirmoi se do...

Lexo më shumë
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com