GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Safet Bajrit, Behar Bajrit e Astmer Bilalit, SPAK zbardh akuzat: Planifikuan vrasjen e Fatbardh Licit

16:53 - 21/02/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Safet Bajrit, Behar Bajrit e Astmer Bilalit, SPAK zbardh akuzat: Planifikuan vrasjen e Fatbardh Licit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO me kërkesë të SPAK ka firmosur tre masa sigurie ‘arrest në burg’: Konkretisht për Safet Bajrin, kushëririn e tij Behar Bajri dhe krahun e djathtë të tij Astmer Bilali. Dy të fundit tashmë ndodhen të arrestuar në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’. Urdhërarrestet janë firmosur në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, pjesëtar i familjes rivale me Bajri në Shkodër.

SPAK në një njoftim të ndarë për mediat ka zbardhur edhe akuzar që rëndojnë ndaj tyre, “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Licin, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 

SPAK thotë se të tre organizuan dhe vranë Fatbardh Licin, për të marë hak për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana. Ky i fundit Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe sipas SPAK Behar Bajri i atribuon vrasjen e Boran Berçanës, Ibrahim Licit, dhe për këtë ka vrarë për hakmarrje Fatbardh Licin.

“Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se personat nën hetim; Behar Bajri; Astmer Bilali dhe Safet Bajri kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatmir Licit i afërm i shtetasit Ibrahim Lici. Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi B.B, i bën shtetasit I.L për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit B.B”, njoftoi SPAK.

Safet Bajri ka qenë i arrestuar dhe ka qenë në burg 15 muaj për vrasjen e Fatbardh Licit. Në atë koha çështja është pushuar për të për mungesë provash, ndërsa tani me sa duket SPAK ka siguruar prova të reja që e vënë sërish në akuzë.

Mësohet se Safet Bajri, emri i të cilit akuzohet se është i lidhur me shumë ngjarje kriminale, kryesisht në Shkodër u shoqërua fillimisht në policinë e Shkodrës dhe më pas është sjellë nga forcat RENEA drejt Tiranës ku dhe do të merret në pyetje.

Sipas avokatit të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në policinë e Shkodrës, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se Safet Bajri ka qenë i arrestuar më parë për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018, dhe ka qëndruar në burg 15 muaj. Në atë koha çështja është pushuar për të për mungesë provash, ndërsa tani me sa duket SPAK ka siguaruar prova të reja që e vënë sërish në akuzë.

Ekzekutimi i Fatbardh Lici që është vëllai i “Tatës”, Mustafa Lici dhe xhaxhai i Ibrahim Licit ndodhi në vitin 2018. Fillimisht avokati nuk konfirmoi t’i jetë komunikuar ndonjë urdhër arresti, ndërsa pohoi se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi. Mësohet se Bajri është marrë nga shtëpia e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë dhe është nisur drejt Tiranës i shoqëruar me masa sigurie. Në hetim Bajri është dhe për masakrën e Dobraçit e atentat ndaj Aleksandër Prendit, ndërkohë SPAK pritet të dalë me një deklaratë zyrtare.

Edhe tre anëtarë të grupit në burg

Shoqërimi i tij vjen 3 ditë pasi SPAK ushtroi kontroll në banesën e tij ndërsa firmosi masën e arrestit me burg për Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të akuzuar si pjesëtarë të grupit të Bajrit në kuadër të hetimeve për përplasjen me armë të ndodhur në Rranxë të Bushatit më 23 Gusht 2024, ku u godit me armë autmojeti i blinduar “Audi A8”, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë. Sipas SPAK ata kishin shkuar të vrisnin  Aleksandër Prendin por janë pritur me breshëri nga ky i fundit.

Ndërkohë SPAK ka bashkuar në një dosje dhe masakrën e Dobracit ku humbën jetën 4 persona.

Lexo edhe:

Si u kthyen në armiq 2 fiset shkodrane Bajri dhe Lici

Etiketa: BajriKryesore1LiciSafet Bajri

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Dosja “CEZ-DIA”/ Meta lë sot qelinë për t’u paraqitur në SPAK

Meta: Burgu është kthyer në selinë e dytë të “Rilindjes”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com