GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka akuzuar qeverinë se përmes “Paketës së Maleve” po zbaton një politikë që, sipas saj, synon tjetërsimin e pronave dhe shpopullimin e zonave rurale në Shqipëri.

Ajo deklaroi se kjo nismë nuk prek vetëm Martaneshin, por të gjitha zonat malore të vendit.

Sipas Vatës, “Paketa e Maleve” është “një mekanizëm për tjetërsimin e pronave dhe shpopullimin sistemik të fshatrave”, ndërsa shtoi se projektet energjetike që po zhvillohen në këto zona janë “dora e fundit e qeverisë për të varrosur bujqësinë dhe blegtorinë”. Ajo pretendoi se tokat bujqësore dhe kullotat po nxirren në ankand dhe po u jepen personave të lidhur me pushtetin për ndërtimin e parqeve me panele diellore dhe hidrocentraleve.

“Dua të flasim për një situatë që prek jo vetëm Martaneshin, por gjithë zonat malore të Shqipërisë. Banorët e Martaneshit, ju e patë vetë se këtë dëgjesë publike e kthyen në protestë sepse e dinë shumë mirë se çfarë po ndodh me tokat e tyre. Dhe kjo nuk është e rastësishme, por është shembulli i qeverisjes përmes “Paketës së Maleve”, një mekanizëm për tjetërsimin e pronave dhe shpopullimin sistemik të fshatrave. Panelet diellore, HEC-et me tuba, janë dora e fundit e qeverisë për të varrosur bujqësinë dhe blegtorinë. Rama thotë se po mendon për ish-pronarët, për zhvillimin turistik, por në realitet është krejt tjetër. Dhe objektivi i parë janë, kullotat dhe tokat e përbashkëta, prona që kanë shumë bashkëpronarë dhe tjetërsimi i tyre, është vjedhje e hapur. Në Martanesh dhe kudo. Bashkitë po nxjerrin tokat në ankand për miqtë e kryeministrit, për të vendosur panelet diellore, dhe sigurisht edhe për objeksione të tjera. Kryeministri e ka bërë këtë publike edhe në Davos, duke e prezantuar si një zhvillim green, por është një politikë që vret blegtorinë dhe ekonominë fshatare. Disa familje prezantohen si biznese lokale, por pas tyre fshihen oligarkë dhe ndërtues që kanë lidhje ose biznesmenë që kanë lidhje me qeverinë.”, tha Vata.

Deputetja hodhi poshtë argumentet e qeverisë për zhvillim turistik apo mbështetje ndaj ish-pronarëve, duke i cilësuar ato si justifikime.

“Objektivi i parë janë, kullotat dhe tokat e përbashkëta, prona që kanë shumë bashkëpronarë dhe tjetërsimi i tyre, është vjedhje e hapur”, u shpreh ajo.

Vata akuzoi gjithashtu pushtetin vendor për manipulim të të dhënave mbi tokat, duke pretenduar se ato po riklasifikohen nga “toka buke” në “toka jo produktive”, me qëllim kalimin e tyre për projekte energjetike. Sipas saj, kjo praktikë po dëmton drejtpërdrejt ekonominë fshatare dhe po çon drejt braktisjes së zonave rurale.

Duke iu referuar reagimeve në terren, deputetja përmendi protestat e banorëve në disa zona, përfshirë Martaneshin, ku sipas saj një dëgjesë publike u kthye në përplasje me përfaqësuesit vendorë. Ajo vuri në dyshim vlefshmërinë e këtyre dëgjesave, duke deklaruar se “janë bërë dëgjesa publike me 10-15 veta që nuk ka asnjë vlerë ligjore”.

Në vijim, Vata paralajmëroi se ky fenomen mund të shtrihet edhe përtej zonave malore. Ajo tha se “ky është vetëm fillimi i mega tjetërsimit të pronave… që nis me kullota dhe do të vazhdojë edhe me tokat kodrinore, me ullinj nga Saranda deri në Krujë”.

Deputetja ngriti gjithashtu shqetësime për ndikimin afatgjatë në sigurinë ushqimore dhe ekonominë vendase, duke argumentuar se politikat aktuale po dëmtojnë fermerët dhe blegtorët, ndërsa përfitimet, sipas saj, po përqendrohen në pak duar.

Etiketa: fshatramalevepaketa

Lajme të lidhura

U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia
Aktualitet

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

14:59 - 28/04/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet
Aktualitet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26
Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze
Aktualitet

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

14:00 - 28/04/26
Para
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

Discussion about this post

TË FUNDIT

U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia
Aktualitet

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

14:59 - 28/04/26

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Ilir Beqaj për t’u mbajtur jashtë kafazit në sallën...

Lexo më shumë
“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

14:25 - 28/04/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26
Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

14:00 - 28/04/26
Sfidon Joshuan në ring, Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën

Sfidon Joshuan në ring, Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën

13:25 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com