GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Veliajt, Tabaku: Ka qenë një ditë e mirë, u çmontua një sistem korruptiv

18:23 - 14/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Veliajt, Tabaku: Ka qenë një ditë e mirë,  u çmontua një sistem korruptiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka komentuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga SPAK.

Tabaku tha se lajmi mezi është pritur nga qytetarët. Ajo u shpreh se me arrestimin e Veliajt është çmontuar një sistem korruptiv.

“Është një lajm që qytetarët e kanë pritur shumë, duke ditur skemën kriminale që ka funksionuar tek Bashkia e Tiranës, që është reflektuar tek inceneratorët, tek çështja 5D. Arrestimi i Veliajt është çmontimi i sistemit korruptiv. Veliaj ka shumë gjynahe, për kapjen e mediave, tek vdekja e Ardit Gjoklajt. Ka qenë një ditë e bukur kur Veliaj ka shkuar në SPAK. Ka qenë një ditë e mirë kur Veliaj u burgos. Nuk është se gëzohem se Veliaj ka shkuar në burg, por duhet të kemi frikë nga ligji. Veliaj nuk është në burg për aferat që është akuzuar, as për 5D, as për inceneratorët. Erion Veliaj është përfshirë në shumë afera. Në protestë ishin njerëz që paguhen, që kanë marrë shpërblime nga bashkia, sepse ndoshta burimi i të ardhurave të tyre ka përfunduar. Gjykatësit u sulmuan dhe policia nuk mbrojti njerëzit e drejtësisë”, tha Tabaku.

Më tej, Tabaku u shpreh se SPAK ka edhe prokurorë profesionalë e të aftë.

“Në SPAK ka prokurorë me integritet, por ka edhe njerëz në SPAK që nuk kanë integritet mjaftueshëm. Për çështjen Veliaj, SPAK ka përgëzimet maksimale. Dje në parlament nuk jemi lejuar që të flasim. Maxhoranca mbron çdokënd, derisa bëhet i pambrojtshëm. PD ka denoncuar në kohë aferat. Më vjen keq që Klotilda Bushka përfshihet në skemë të tillë. Politika duhet të ketë një standard moral. Kushdo që ka afera korruptive, duhet të shkojë përpara drejtësisë. Sistemi korruptiv është arsyeja kryesore pse Shqipëria është këtu ku është”, u shpreh ajo.

Sipas saj, qeverisja ka degraduar dhe se PD-së i ka mbetur vetëm të paraqesë ofertën më të mirë për qytetarët.

 

“Këshilli Bashkiak i Tiranës duhet të merrte vendim se cili nga nënkryetarët duhet të ishte kryetar në Bashkinë e Tiranës. Kur shteti sulmon drejtësinë, jemi në një demokraci jonormale. Kundërshtari është në llumin që ka krijuar vetë. PD duhet të paraqesë ofertën për qytetarët. Qeverisja ka degraduar dhe opozita duhet të tregojë ofertën më të mirë që qytetarët ta votë-besojnë”, deklaroi Tabaku.

 

 

Etiketa: Kryesore1TabakuVeliaj

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
“Berisha është buf kënete”,  Malltezi ‘i përvishet’ Ramës: Minjtë dhe hajdutët e kanë frikë!

“Berisha është buf kënete”, Malltezi ‘i përvishet’ Ramës: Minjtë dhe hajdutët e kanë frikë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com