GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet e dashura e Safet Bajrit, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit

19:18 - 13/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet e dashura e Safet Bajrit, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është arrestuar me urdhër të SPAK, e dashura e Safet Bajrit, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht të vitit 2018.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasen me iniciale E.A., e cila është pronare e një butiku rrobash në “Myslym Shyri” në kryeqytet.

Mësohet se ajo është arrestuar 5 ditë pas arrestimit të Safet Bajrit, teksa është vënë në pranga nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Burime bëjnë me dije se shtetasja E.A. është marrë në pyetje edhe nga SPAK në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, teksa aktualisht ndodhet në burgun e Pojskës në Pograden. Mësohet se ajo akuzohet për veprën penale të krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.

Në lidhje me vrasjen e Fatbrdh Licit, RENEA arrestoi me urdhër të SPAK më 21 shkurt Safet Bajrin (Rustemi), teksa u lëshuan urdhër-arreste edhe për Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët ndodheshin në burg për krime të tjera.

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Fatbardh Lici ka qenë pjesëtar i familjes Lici, vëllai i Sokol Licit dhe Mustafa Lici. Po ashtu ai ka qenë xhaxhai i Ibrahim Licit dhe kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i ”forti i Shkodrës, i cili po ashtu është vrarë.

53-vjeçari u ekzekutua më 10 gusht të vitit 2018, teksa po pinte një kafe në një lokal në lagjen Kiras Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri, pas vrasjes së ish-policit Bërcana.

Ish-polici Boran Bërçana u ekzekutua bashkë me bashkëshorten e tij, Silvi Ndoci, më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin marrë me qira. Ata ndodheshin në makinë, teksa bashkë me ta ndodhej dhe fëmija i tyre 3 vjeç, i cili u shpëtoi plumbave.

Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe po ashtu ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje në atentatin ndaj Lulzim Kullës në 2018-ën dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër, që kanë lidhje me Lulzim Kullën, duke qenë se ishte dhëndri i tyre.

Gjatë vitit 2018, në Shkodër kanë ndodhur edhe vrasjet e Lulzim Kullës, Arjan Ferracakut dhe Kujtim Ferracakut, të cilat u pasuan në vitet e tjera dhe nga atentate të tjera në Shkodër, të cilat dyshohet se kanë ardhur si pasojë e përplasjes së përgjakshme të fisit Lici me fisin bajri dhe Bilali.

Etiketa: arrestdashuraSafet Bajri

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
“Hajdutë të babëzitur!” Berisha: 12 miliardë euro dha Rama me letra për infrastrukturën, investimet nuk kapin as 1 miliard

"Hajdutë të babëzitur!" Berisha: 12 miliardë euro dha Rama me letra për infrastrukturën, investimet nuk kapin as 1 miliard

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com