GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet gjeorgjiani në Tiranë, ishte në kërkim ndërkombëtar

10:33 - 07/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia njofton se ka arrestuar një 42-vjeçar nga Gjeorgjia, që përdorte identitet fals në Shqipëri.

I arrestuari është dënuar nga gjykata 12 vjet burg e pritet të ekstradohet në vendin e tij.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryesori”.

Operacioni, nga Fast Albania, për kapjen e një shtetasi shumë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Kapet dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, kreu i një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër pasurisë dhe armëmbajtjes pa leje.

Grupi kriminal, me aktivitet në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

Vihet në pranga 42-vjeçari që fshihej në Tiranë dhe përdorte pasaportë false, me emrin e një shtetasi ukrainas.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara dhe të finalizuara nga Fast Albania, në bashkëpunim me homologët dhe me shërbimet e DVP Tiranë, mbrëmjen e djeshme, është finalizuar një tjetër operacion për kapjen e kreut të një grupi kriminal që kryente vjedhje me armë dhe me dhunë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

Shërbimet e Fast Albania, bazuar në inteligjencën informative, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët e Fast Mali i Zi, kanë lokalizuar në Tiranë,  një shtetas shumë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Fast Albania ka zhvilluar dhe ka finalizuar me sukses, operacionin policor të koduar “Kryesori”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Gjeorgjisë, shtetasi gjeorgjian Mindia Lavasogli, 42 vjeç.

Mindia Lavasogli (Goradze) strehohej në Tiranë, dhe akuzohet si kreu i një grupi kriminal të dhunshëm, me aktivitet kryesisht në krimet kundër pasurisë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

Gjykata e Kutaisi-t, Gjeorgji, me vendimin nr. 1/532-16, të datës 20.06.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 12 vjet burgim, për veprat penale “Pengimi i veprimtarisë profesionale të gazetarit, kryer me anë të kanosjes”, “Grupi kriminal” etj.

Vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e shtetasit Mindia Lavasogli, për të vuajtur dënimin.

Etiketa: ArrestimekstradimgjeorgjianKryesore1

Lajme të lidhura

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki
Aktualitet

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh
Aktualitet

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Para
Galatasaray siguron shërbimet e sulmuesit italian

Galatasaray siguron shërbimet e sulmuesit italian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë Velipojë
Breaking Views

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë Velipojë

21:17 - 05/02/26

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll të Velipojës vijuan sot ditën e tretë të protestave kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit...

Lexo më shumë
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com