GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohen kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësi i tij

19:28 - 09/09/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Arrestohen kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësi i tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi si dhe për nënkryetarin, Abedin Kërnaja.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka rregjistruar procedimin penal nr. 1 të vitit 2024, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 248, 205 dhe 150 të Kodit Penal, mbi bazën e akteve të procedimit penal me nr. 131 viti 2021 që janë dërguar për kompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, të rregjistruara prej saj në datën 09.08.2021, për elementët dyshues të veprave penale për subjekte për të cilat janë kompetencë e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nga aktet rezulton se, me datë 09.08.2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, ka regjistruar procedimin penal Nr.131 viti 2021 për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës” i parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Gjithashtu Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka rregjistruar procedimin penal nr. 27 i vitit 2023 për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 248 dhe 205 të Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka regjistruar procedimin penal nr. 444 të vitit 2023 për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 248 dhe 205 të Kodit Penal. Me vendimin e datës 12.09.2023, është vendosur  bashkimi e këtyre procedimeve të vetëm me nr.131 të vitit 2021 për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 248, 205 dhe 150 të Kodit Penal.

Në tërësi nga veprimet procedurale të kryera deri në këtë fazë të hetimit ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Rexhe Byberi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tropojë në bashkëpunim me shtetasin Abedin Kërrnaja me detyrë zv/kryetar i Bashkisë Tropojë, ka kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me nenin 11 Nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, gjatë procesit të për hapjen e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak:

-Vendim i Këshillit Bashkiak Nr. 34 datë 30.03.2021 Për miratimin në parim të projekt idesë së rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, nga ku rezulton se është miratuar në parim Projekt ideja për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, me një gjatësi 3.2km, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

-Vendim i Prefektit të Qarkut Kukës me Nr. 2/31 Prot. datë 15.04.2021, me të cilin konfirmohet ligjshmëria e vendimeve Nr. 34 të Këshillit të Bashkisë Tropojë për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules” dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 35 datë 30.03.2021 Për miratimin në parim të projekt idesë së rrugës “Qafë Murrizi- Qafë Agri”.

Këto punime janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore të cituara më sipër. Konkretisht për kryerjen e punimeve të cituara më sipër, në bazë të VKM-së 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi që parashikon legjislacioni për këto lloj punimesh. Konkretisht në nenin 15 të VKM nr. 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) janë saktësuar dokumentet tekniko-ligjor që duhen depozituar në sistemin e-leje, gjatë aplikimit të kërkesës për leje ndërtimi të infrastrukturës. Gjithashtu, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës sic janë: Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit  të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me Ministrinë e Linjës (parashikuar në sistemin elektronik e-leje) për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit. Ky bashkëveprim parashikohet në nenin 20, pika 6 të VKM nr. 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar).

Në kuadër të veprimeve hetimore, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është caktuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-topografik. Nga kryerja e aktit të ekspertimit ka rezultuar se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatëmilion e gjashtëqind e njëmbëdhjetëmijë e pesëqind e njëzet) Lekë.

Në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë,Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.112 datë 09.09.2024, ndër të tjera  ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

  • Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj për shtetasin R. B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.
  • Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj për shtetasin A. K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.
  • Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Byroja Kombëtare e Hetimit për ekzekutimin e këtij vendimi.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar për ekzekutim vendimin Nr.112 datë 06.09.2024 të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendim i cili është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit.

Denoncimi

Kryebashkiaku u denoncua nga 300 banorë të cilët e akuzojnë për shpërdorim detyre.

Sipas banorëve të zonës, krybashkiaku i Tropojës ka favorizuar kushurinjtë e tij në shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit.

“Ne kallëzuesit jemi banorë të Bashkisë Tropojë, ku po bëjmë rreth 3 vjet që sorollatemi nga kryetari i bashkisë Rexhe Byberi duke mos gjetur zgjidhje. Kryetari i bashkisë Tropojë Rexhe Byberi është i përfshirë në  aktivitete kriminale , dhe për këtë arsye jemi duke bërë këtë kallzim  ku e akuzojmë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penale  dhe për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”.

Këtë aktivitet kriminal ky kryetar bashkie e ushtron me djemtë e xhaxhait të tij ku një prej tyre është dhe i kallzuari prej nesh Avni Byberi, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv  i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.”, thuhet në denoncimine  banorëve.

https://gijotina.com/kallezohet-ne-spak-kryebashkiaku-i-tropojes-ja-per-cfare-akuzohet/

Kujtojmë se gijotina.com/ e ka denoncuar ne shkrimet e saj Beberin për korrupsionin me tenderat. Lexoni në linqet poshtë:

https://gijotina.com/pa-gare-fare-byberi-i-tropojes-i-dhuron-kastratit-kontraten-125-milione-leke/

https://gijotina.com/rexhe-byberi-avullon-4-mld-leke-rruget-e-tropojes-mbeten-pa-asfalt/

https://gijotina.com/tenderi-i-shkolles-dergohen-per-gjykim-vartesit-e-byberit/

https://gijotina.com/rexhe-byberi-hedh-337-mln-leke-ne-kanalin-qe-e-ka-ndertuar-disa-here-tenderi-pa-gare/

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1rexhe byberi

Lajme të lidhura

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Shqipëria me presing ndaj Gjeorgjisë, Sylvinho merr si shembull trajnerin Klopp

Shqipëria me presing ndaj Gjeorgjisë, Sylvinho merr si shembull trajnerin Klopp

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com