GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet mjeku kirurg dhe anestezisti në Spitalin e Traumës, morën para për kurimin e të plagosurit në masakrën e Velipojës

09:43 - 03/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohet mjeku kirurg dhe anestezisti në Spitalin e Traumës, morën para për kurimin e të plagosurit në masakrën e Velipojës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka arrestuar dy mjekë të spitalit të Traumës. Gjithashtu policia bën me dije se është prangosur edhe babai i 17-vjeçarit, Elmedin Ylli që u plagos në masakrën e Velipojës.

Mësohet se janë arrestuar mjekët Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bisturia”.

Vihen në pranga një mjek kirurg dhe një mjek anestezist, si dhe një shtetas që iu ka dhënë këtyre dy mjekëve, një shumë parash për të kryer operacionin e djalit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale paratë që kanë marrë mjekët për kryerjen e operacionit.

Strukturat Hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, me mbështetjen e forcës së Posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bisturia”.

Në kuadër të operacionit u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve: S. M., 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe E. S., 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

-Gjithashtu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit F. D, 40 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë shtetasit E. D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.

Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Shkodër.

Çfarë ndodhi më 27 qershor në Velipojë?

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit, pas një konflikti mes dy familjeve për vendin e disa shezlongëve shkaktoi 4 viktima dhe 2 të plagosur. Në vend ndërruan jetë: Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj për të ndihmuar familjen, të cilën e kishte në gjendje jo të mirë ekonomike.

Etiketa: Arrestimoperacion

Lajme të lidhura

Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge
Aktualitet

Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge

22:30 - 02/02/26
Skandal te “Komuna e Parisit”: Këshilltarja e Petrit Malajt i zapton banesën këngëtarit të njohur
Aktualitet

Skandal te “Komuna e Parisit”: Këshilltarja e Petrit Malajt i zapton banesën këngëtarit të njohur

22:08 - 02/02/26
Lezhë/ Tre autorë të identifikuar për atentatin ndaj Nikulajt, ndalohet polici që reagoi me armë
Aktualitet

Lezhë/ Tre autorë të identifikuar për atentatin ndaj Nikulajt, ndalohet polici që reagoi me armë

21:46 - 02/02/26
Para
Gjendet i mbytur një person në lumin Osum

Gjendet i mbytur një person në lumin Osum

TË FUNDIT

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham
Sport

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26

Besiktas ka realizuar një manovër të zgjuar financiare në tregun e transferimeve, duke përfituar rreth 8 milionë euro brenda vetëm...

Lexo më shumë
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26
Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge

Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge

22:30 - 02/02/26
Skandal te “Komuna e Parisit”: Këshilltarja e Petrit Malajt i zapton banesën këngëtarit të njohur

Skandal te “Komuna e Parisit”: Këshilltarja e Petrit Malajt i zapton banesën këngëtarit të njohur

22:08 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com