GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Arrijnë edhe 149 afganë në Maqedoninë e Veriut

16:58 - 08/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrijnë edhe 149 afganë në Maqedoninë e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Maqedoninë e Veriut, të premten kanë arritur edhe 149 afganë, të cilët janë pjesë e kontingjentit prej 750 shtetasve nga Afganistani, të cilët Shkupi ka shprehur gatishmërinë t’i strehojë, pas marrjes së kontrollit nga talebanët.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se grupi përbëhet nga persona që kanë punuar për fondacionin “Shoqëria e Hapur”, si dhe për misione tjera ndërkombëtare për zhvillimin e demokracisë në Afganistan, si dhe anëtarë të familjeve të tyre.

Ata janë strehuar në disa hotele në Shkup ku do të qëndrojnë deri në tre muaj, prej nga më pas do të transferohen në destinacionin e tyre përfundimtar, Shtetet e Bashkuara.

“Institucionet po bëjnë gjithçka për t’iu siguruar atyre të gjitha kushtet që të ndihen të sigurt gjatë qëndrimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qeveria mbetet e përkushtuar për dhënien e kontributit si pjesë e aksionit humanitar ndërkombëtar për të ndihmuar qytetarët afganë, të cilët kanë punuar për të përmirësuar të drejtat e njeriut në të kaluarën”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Vendimi i Qeverisë për strehimin e afganëve vazhdon të kritikohet nga disa parti të ekstremit të majtë, por edhe shoqata të ndryshme, duke vlerësuar se Qeveria maqedonase po rrezikon sigurinë kombëtare përmes këtij vendimi.

Por, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në disa raste ka hedhur poshtë këto pretendime duke theksuar se “bëhet fjalë për persona që janë rreshtuar përkrah Perëndimit me synimin për zhvillimin e vendit të tyre e asesi për grupe që mund të rrezikojnë sigurinë e vendit”.

Pas arritjes në Shkup, afganët iu nënshtruan kontrolleve të sigurisë dhe mbrojtjes shëndetësore dhe testeve PCR për koronavirus.

Atyre u është mundësuar edhe vaksinimi për koronavirus.

Deri tani, në Maqedoninë e Veriut kanë arritur 450 shtetas të Afganistanit, jeta e të cilëve ishte në rrezik nga hakmarrja e talebanëve për shkak të angazhimit të tyre në misione të ndryshme humanitare dhe shoqata tjera për zhvillimin e demokracisë në këtë shtet.

Edhe autoritetet e Kosovës kanë pranuar afganë të zhvendosur nga vendlindja e tyre.

Aktualisht në këtë shtet janë rreth 700 refugjatë.

Rreth 100 tashmë janë larguar nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar. / REL

Etiketa: AfganeMaqedonia e Veriut

Lajme të lidhura

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Para
Mori pjesë në disa misione në Afganistan, oficeri shqiptar kërcënohet nga përkrahësit e ISIS

Mori pjesë në disa misione në Afganistan, oficeri shqiptar kërcënohet nga përkrahësit e ISIS

TË FUNDIT

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet
Lajme

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë se si investimet...

Lexo më shumë
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com