GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arritjet e qeverisë! Po ngrihen kulla, por 38% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arritjet e qeverisë! Po ngrihen kulla, por 38% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka shansin që ka një mot relativisht të butë gjatë dimrit, përndryshe banorët e saj do të vuanin shumë nga i ftohti.

Eurostat ka publikuar një raport ku ka matur përqindjen e popullsisë që nuk arrin të mbajë shtëpinë mjaftueshëm ngrohtë për vitin 2023.

Shqipëria renditet e para në Europë, ky 37.7% vlerësohen që nuk ngrohin mjaftueshëm shtëpitë e tyre (të dhënat për Shqipërinë janë të vitit 2021), nga 10.6% që është mesatarja europiane. Mungesa e ngrohjes qendrore si dhe përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje, që është i shtrenjtë, e bëjnë këtë nevojë jetike një luks për familjet shqiptare.

Vendet e rajonit, për të cilat ka informacion në raport, renditen shumë më mirë se Shqipëria. Në Serbi, një shtet shumë më i ftohtë se ne, vetëm 9.5% e popullatës nuk ngrohin dot shtëpitë (e dhënë e vitit 2022), më e ulët se mesatarja e BE-së. Në Mal të Zi treguesi është 13.9% (viti 2022). Ne Maqedoninë e Veriut, treguesi ishte 23% për vitin 2020.

Bumi i ndërtimeve i viteve të fundit nuk duket se ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës së familjeve. Të dhënat historike tregojnë se ky tregues është luhatur, midis 35-37% për gjithë periudhën 2017-2021, kur raportohen të dhënat. Madje në 2021, treguesi erdhi në përkeqësim në raport me vitin e mëparshëm, kur kishte zbritur në 35.8%.

atmirësisht, Shqipëria ka shumë diell. Sipas të dhënave të meteorologjisë, World Weather Online, Shqipëria ka rreth 2,400 deri në 2,600 orë diell në vit, duke e renditur si një nga vendet me më shumë ditë me diell në Europë, veçanërisht në rajonet bregdetare dhe jugore të vendit. Vendi me më shumë diell në Europë është Spanja, e ndjekur nga Franca dhe Italia.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2023, 10.6% e popullsisë së Bashkimit Europian nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpitë e tyre shumë ngrohtë. Krahasuar me vitin 2022, kjo shifër u rrit me 1.3 pikë përqindje.

Pjesa më e lartë e njerëzve që nuk mundën të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta u vërejt në Spanjë dhe Portugali (nga 20.8% secila), pasuar nga Bullgaria (20.7%), Lituania (20.0%) dhe Greqia (19.2%).

Nga ana tjetër përqindjet më të ulëta u regjistruar në Luksemburg (2.1%), Finlandë (2.6%), Slloveni (3.6%), Austria (3.9%) dhe Estoni (4.1%).

 

Etiketa: ngrohje shtepishqiptarë

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë: 23 persona të plagosur dje në protestë. I riu i plagosur në sy i nënshtrohet operacionit
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë: 23 persona të plagosur dje në protestë. I riu i plagosur në sy i nënshtrohet operacionit

12:00 - 25/10/26
“500 mijë lekë gjobë cdo protestuesi”, Rama ia faturon ANTIFA-së protestën e studentëve, “de facto” shpall veten fashist
Breaking Views

“500 mijë lekë gjobë cdo protestuesi”, Rama ia faturon ANTIFA-së protestën e studentëve, “de facto” shpall veten fashist

11:20 - 25/10/26
“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza
Breaking Views

“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza

10:45 - 25/10/26
Para
“Ajo më ka uruar fitoren”/ Rozana – Gertës: Pse nuk flet për motrën tënde?

“Ajo më ka uruar fitoren”/ Rozana - Gertës: Pse nuk flet për motrën tënde?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë: 23 persona të plagosur dje në protestë. I riu i plagosur në sy i nënshtrohet operacionit
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë: 23 persona të plagosur dje në protestë. I riu i plagosur në sy i nënshtrohet operacionit

12:00 - 25/10/26

23 persona janë paraqitur në strukturat shëndetësore pas protestës së zhvilluar më 24 tetor 2026. Sipas informacioneve paraprake të Ministrisë...

Lexo më shumë
“500 mijë lekë gjobë cdo protestuesi”, Rama ia faturon ANTIFA-së protestën e studentëve, “de facto” shpall veten fashist

“500 mijë lekë gjobë cdo protestuesi”, Rama ia faturon ANTIFA-së protestën e studentëve, “de facto” shpall veten fashist

11:20 - 25/10/26
U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

11:10 - 25/10/26
Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

10:53 - 25/10/26
“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza

“Dialogu në letër, protesta në flakë” – DW: Studentët nuk tërhiqen! Rama kërkon dialog, por bën akuza

10:45 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com