GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arsenali i armëve në Tiranë, Gjykata e Apelit jep vendimin për Fatjon Muratin

12:26 - 31/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Arsenali i armëve në Tiranë, Gjykata e Apelit jep vendimin për Fatjon Muratin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Fatjon Muratin, i cili u arrestua pasi u kap në makinë me Endrit Doklen. Ky i fundit dhe Gentian Reçi u lanë më pas të lirë. Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur masëne  sigurisë “arrest në burg” për Muratin, i cili dyshohej edhe për masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë. Ai ka qenë një nga personat që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

Dy javë më parë prokuroria kërkoi sekuestrimin e pasurisë së tij, që arrinte vlerën 5 milionë euro me prona si: ndërtesë në rrugën “Lord Bajron”; një dyqan në rrugën “Shaban Matraku”; një apartament, një objekt 8-katësh me sipëfaqe 800 metër katrorë, dy subjekte tregtare lokale, një subjekt tregtar lavazh makinash, një subjekt tregtar dyqan, në Tiranë.

Gjurmët e Muratit ishin gjetur në kutinë e një pistoletë të sekuestruar më 13 korrik, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit.

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Më datë 12.07.2022, punonjësit e policisë së sektorit të forcës së posaçme Shqiponja, kanë ndaluar automjetin e markës “Audi”, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale K.Gj. Pas kontrollit të ushtruar në makinë dhe banesë, janë sekuestruar sende në cilësinë e provave materiale (ndër të tjera çantë dore brënda së cilës është gjetur një pistolet), të cilat i janë nënshtruar ekspertimit, ku nga gjurmët papilare, kanë rezultuar edhe shenjat e gishtave të personit nën hetim, shtetasit me iniciale F.M.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F.M. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.

Me vendimin nr. 1575/1 Akti, datë 11.10.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

  • Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.
  • Caktimin si mase sigurimi “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 i K. Pr. Penale, për personit nen hetim M i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale F.M, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, duke vendosur vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe lirimin e menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit duke mos caktuar masë sigurimi personal.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Valdete Hoxha, me vendimin nr, 951 datë 31.10.2022 vendosi:

– Miratimin e vendimit nr.1575/1 akti, date 11.10.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Etiketa: Fatjon MuratiGjykata e Apelit

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Berisha: Rama po falimenton industrinë e birrës për interes të “Open Balkan”

Berisha: Rama po falimenton industrinë e birrës për interes të “Open Balkan”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com