GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria e fundit në Europë, shpenzon vetëm 2.9% të PBB-së për arsimin

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria vijon të financojë arsimin në nivele dukshëm më të ulëta se vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2023, shpenzimet publike për arsimin në vend përbënin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kundrejt mesatares prej 4.7% në BE, sipas të dhënave të Eurostat.

Diferenca arrin në 1.8 pikë përqindje të PBB-së. Në terma relativë, pesha e shpenzimeve për arsimin në ekonominë shqiptare ishte rreth 38 pike % më e ulët se mesatarja europiane.

Për të arritur nivelin mesatar të BE-së, Shqipërisë do t’i duhej ta rriste me rreth 60% financimin e arsimit në raport me madhësinë e ekonomisë.

Po të përfshihej në renditjen e 27 vendeve anëtare, Shqipëria do të kishte nivelin më të ulët të shpenzimeve për arsimin.

Sipas Eurostat, në fund të renditjes së BE-së ishte Rumania, me 3% të PBB-së, e ndjekur nga Greqia me 3.3% dhe Malta me 3.4%.

Në anën tjetër, vendet që i kushtuan pjesën më të madhe të ekonomisë financimit të arsimit ishin Suedia, me 6.8% të PBB-së, Finlanda me 6.3% dhe Belgjika me 6.2%. Danimarka shpenzoi 6.1% të PBB-së.

Krahasuar me Suedinë, pesha e shpenzimeve shqiptare ishte më pak se gjysma.

Në nivel të Bashkimit Europian, shpenzimet publike për arsimin mbetën të pandryshuara në 4.7% të PBB-së krahasuar me vitin 2022. Megjithatë, ato ishin 0.3 pikë përqindje më të ulëta se në vitin 2020, kur arritën në 5% të PBB-së, niveli më i lartë që nga fillimi i mbledhjes së këtyre të dhënave në vitin 2012.

Edhe në krahasim me Ballkanin Perëndimor, Shqipëria renditet e fundit për peshën e shpenzimeve publike për arsimin. Me 2.9% të PBB-së, vendi ishte rreth 1 pikë përqindje nën mesataren e WB6 prej 3.9%.

Vlerat e fundit të përdorura nga OECD janë 4.7% për Kosovën, 4.4% për Bosnjë-Hercegovinën, 4.1% për Malin e Zi, 3.7% për Maqedoninë e Veriut dhe 3.3% për Serbinë.

Statistikat e Eurostat mbulojnë financimin publik për të gjitha nivelet, nga arsimi parashkollor deri tek ai universitar dhe doktoral, por përjashtojnë programet e zhvillimit arsimor në fëmijërinë e hershme.

Shpenzimet përfshijnë financimin e drejtpërdrejtë të institucioneve arsimore, si edhe bursat, kreditë dhe transfertat e tjera për nxënësit, studentët dhe familjet e tyre./ Monitor

Etiketa: arsimiKryesore1shpennzim

Lajme të lidhura

Dalin para Gjykatës për masën e sigurisë 78 të arrestuar gjatë protestës
Aktualitet

Dalin para Gjykatës për masën e sigurisë 78 të arrestuar gjatë protestës

10:56 - 18/10/26
“Të dhimbshme këto imazhe”/ Alban Skënderaj në mbështetje të të rinjve, reagon për dhunën gjatë protestave: Policia të reagojë profesionalisht
Aktualitet

“Të dhimbshme këto imazhe”/ Alban Skënderaj në mbështetje të të rinjve, reagon për dhunën gjatë protestave: Policia të reagojë profesionalisht

10:43 - 18/10/26
Rama në panik, nxjerr fadromat dhe “zhvesh” Bulevardin nga gurët
Aktualitet

Rama në panik, nxjerr fadromat dhe “zhvesh” Bulevardin nga gurët

10:23 - 18/10/26
Para
80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend

80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin para Gjykatës për masën e sigurisë 78 të arrestuar gjatë protestës
Aktualitet

Dalin para Gjykatës për masën e sigurisë 78 të arrestuar gjatë protestës

10:56 - 18/10/26

Protestat e ditëve të fundit në vend janë shoqëruar me tensione dhe përplasje të shumta, ku nuk kanë munguar dhuna...

Lexo më shumë
“Të dhimbshme këto imazhe”/ Alban Skënderaj në mbështetje të të rinjve, reagon për dhunën gjatë protestave: Policia të reagojë profesionalisht

“Të dhimbshme këto imazhe”/ Alban Skënderaj në mbështetje të të rinjve, reagon për dhunën gjatë protestave: Policia të reagojë profesionalisht

10:43 - 18/10/26
Rama në panik, nxjerr fadromat dhe “zhvesh” Bulevardin nga gurët

Rama në panik, nxjerr fadromat dhe “zhvesh” Bulevardin nga gurët

10:23 - 18/10/26
“Rinia nuk është armiku i shtetit, por e ardhmja e tij”/ Emina Çunmulaj në mbështetje të protestës: Zëri i tyre s’mund të heshtet me dhunë

“Rinia nuk është armiku i shtetit, por e ardhmja e tij”/ Emina Çunmulaj në mbështetje të protestës: Zëri i tyre s’mund të heshtet me dhunë

10:16 - 18/10/26
Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi

09:43 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com