GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Artan Fuga: Basha kishte frikë nga demokratët prandaj nuk e hodhi për votim

20:40 - 13/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Artan Fuga: Basha kishte frikë nga demokratët prandaj nuk e hodhi për votim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademiku Artan Fuga nw njw dalje publike ka folur për vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD-së.

Akademiku Fuga u shpreh se Basha kishte frikë nga dy rreziqe. I pari është që grupi nuk do ta përkrahte në këtë vebndim dhe do të duhej pastaj të tërhiqej , ose do të kishte një përçarje në parti.

Për sa i përket akuzave që ky vendim është për shkak të George Soros, Artan Fuga deklaroi se nuk i beson aspak këtyre teorive pasi Ambasadorja padiskutim përfaqëson zërin e DASH.

“Kam një analizë në tre nivele. A kishte mundësi z.Basha ta plotësonte kërkesën që iu shtrua hapur nga Ambasadorja e SHBA-ve, që padiskutim shpreh zërin e DASH, dhe nuk besoj kurrë se kjo politikë është e fondacionit George Soros. Kur kjo i kërkohet të distancohet nga z.Berisha jam munduar të vihem në rolin e z.Basha. A mund ta hapi a i këtë problem përpara militantëve, grupit të deputetëve, këshillit drejtues? Sigurisht demokracia kështu do ta donte, por ai ka pasur ndrojtje që do t’i ndodhnin dy rreziqe. I pari do ishte që të mos krijonte dot shumicën. Grupi i deputetëve t’i thoshte jo. Z.Berisha është simboli jonë, imazhi jonë, ka dhënë një kontribut për krijimin e kësaj aleance me SHBA-të. Në ate moment do duhej të jepte dorëheqjen. E dyta, do të ndodhte që Partia t’i ndahej në dy grupe. Partia do të çahej dhe do zgjaste me muaj të tërë. Po të aplikonte demokracinë do të dilte i humbur”, u shpreh ai.

Ai më tej foli dhe për termin e z.Basha i cili refuzon të thotë se Berisha është përjashtuar por thotë se nuk do të jetë përkohësisht. Sipas Fugës kjo tentativë është me qëllim nga Basha.

“Z.Basha përdor fjalën nuk do të jetë më pjesë. Kjo tregon teknikë. Ai nga njëra anë do të qetësojë z.Berisha dhe elektoratitn, duke thënë unë e njoh kontributin e z.Berisha dhe nuk kemi arsye për ta përjashtuar, por na është kërkuar nga partnerët tanë strategjikë. Ky dyzim faktin nuk e ndryshon. Por ndryshon perceptimin tonë për teknikat e ndjekura. Kryetari i PD-së z.Basha ndërmerr një veprim në një moment të caktuar duke menduar se kjo do të zgjidhte një lloj ngërçi midis tij dhe pozicionit të SHBA-ve, aleatit strategjik të Shqipërisë”, tha ai.

Në këtë vendim, Artan Fuga sheh dhe një interes të Bashës, i cili është munduar si të mbrojë karrierën e tij duke mos dalë kundër SHBA-ve.

“Patjetër është interes personal i kryetarit Basha, i cili e ka menduar edhe interesin e vet duke thënë si do mundem të drejtoj, të ruaj karrierën time në momentin që do jem në konflikt me atë që SHBA-të më kërkojnë për t’u distancuar. Por ai mendon që në këtë mënyrë do të çlironte dhe tensionet e PD-së me politikën e SHBA-ve në raport me z.Berisha, duke argumentuar se në këtë mënyrë i hap rrugën kësaj force për të ardhur në pushtet. A do ndodhë kjo apo jo do e tregojë historia“, theksoi ai.

Etiketa: artanfugaPDPolitike

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Emrat që po përfliten se do të jenë pjesë e ‘Big Brother VIP’

Emrat që po përfliten se do të jenë pjesë e ‘Big Brother VIP’

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com