GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arti në zi, përcillet sot në banesën e fundit liriku Skënder Rusi/ FOTO

13:59 - 01/06/24
në Aktualitet, Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arti në zi, përcillet sot në banesën e fundit liriku Skënder Rusi/ FOTO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

U përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit lirku i njohur Skënder Rusi.

Skënder Rusi u nda nga jeta mëngjesin e 31 Majit në banesën e tij në moshën 72 vjeçare pas një sfide disa vjeçare me sëmundjen e parkinson.

Homazhet në nder të tij janë mbajtur në teatrin Andon Zako Çajupi me një pjesëmarrje të gjerë të familjarëve, miqve të autorit, personalitete e deri te figura të shquara të artit të cilët i dhanë lamtumirën e fundit poetit.

Skënder Rusi jetonte me librat dhe për librat djali i tij Erik Rusi kujton çastet e fundit të babait të tij i cili pak çaste përpara se të ndërronte jetë kishte shkruar dy poezitë e fundit të tij.

Skënder Rusi ka një karrierë mbi 50 vjeçare në fushën e letrave, është autori i 25 vëllimeve me poezi duke dhënë një kontribut të madh për promovimin e vlerave të kulturës dhe letërsisë shqipe bashkëkohore.

Gjithashtu ai ka ideuar aktivitetin më të rëndësishëm poetik në Korçë, “Netët Korçare të Poezisë”, i cili është shndërruar në traditë dhe pret poetë nga vendi dhe bota.

Në datën 27 Tetor të këtij viti shkrimtari dha një lamtumirë artistike të librit të tij të fundit të titullar “Dale nga dale po bëhem ikje” dhe në këtë ceremoni interpretoi për së fundit herë publikisht.

Skënder Rusi u nda nga jeta mëngjesin e 31 Majit në banesën e tij në moshën 72 vjeçare pas një sfide disa vjeçare me sëmundjen e parkinson.

Ai u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro.

Krijimet poetike të poetit Skënder Rusi janë botuar dhe përfshirë nëpër antologjitë e disa vendeve të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.

Për artin letrar të tij, poeti Skënder Rusi ka marrë vlerësime të shumta, ku më i fundit është vlerësimi me titullin “Qytetar Nderi i Korçës”, në vitin 2021

 

Etiketa: Skënder Rusi

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Arrestohet 40-vjeçari në Vlorë, dhunoi babain e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com