GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazeta belge: Protestat në Shqipëri po shndërrohen në lëvizje kundër Ramës, akuza për korrupsion dhe manipulim zgjedhor

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazeta belge: Protestat në Shqipëri po shndërrohen në lëvizje kundër Ramës, akuza për korrupsion dhe manipulim zgjedhor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta belge Nieuwsblad i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke shkruar se lëvizja që nisi për kundërshtimin e projektit turistik të Ivanka Trump në ishullin e Sazanit është shndërruar në një revoltë më të gjerë kundër kryeministrit Edi Rama.

Sipas autorit Jesse Van Regenmortel, protestat fillimisht u organizuan për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti luksoz në Sazan, projekt që parashikon miliarda dollarë investime nga Ivanka Trump, Jared Kushner dhe investitorë të tjerë ndërkombëtarë. Gazeta shkruan se qeveria shqiptare e shpalli projektin “investim strategjik”, duke përshpejtuar procedurat për miratimin e tij.

Artikulli thekson se lëvizja protestuese, e quajtur “Revolucioni i Flamingove”, mori këtë emër për shkak të shqetësimeve për dëmtimin e habitatit të flamingove dhe ekosistemit të zonës. Sipas gazetës, protestat që zhvillohen prej javësh në Tiranë kanë kaluar tashmë përtej çështjes mjedisore dhe janë kthyer në kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.

Nieuwsblad shkruan se ndaj Ramës vazhdojnë të ngrihen akuza për korrupsion, përqendrim të pushtetit dhe manipulim zgjedhor, ndërsa përmend edhe një hetim antikorrupsion që lidhet me ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2024 për projektet turistike në zonat e mbrojtura.

Në artikull citohet edhe qëndrimi i kryeministrit Rama, i cili ka deklaruar se Shqipëria nuk duhet të krijojë imazhin e një vendi armiqësor ndaj investitorëve dhe se projekti nuk do të ndalet për sa kohë ai është në detyrë.

Gazeta belge rikujton gjithashtu se Rama u bë i njohur ndërkombëtarisht si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa si kryeministër ka udhëhequr uljen e papunësisë, rritjen e investimeve të huaja dhe hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, sipas artikullit, ai vazhdon të përballet me kritika dhe akuza nga kundërshtarët politikë dhe protestuesit, të cilët pretendojnë se interesat e investitorëve të huaj po vendosen mbi ato të qytetarëve dhe mjedisit.

Etiketa: akuzagazeta belgeRama

Lajme të lidhura

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas
Aktualitet

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje
Aktualitet

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Para
U dhunua nga bashkëmoshataret! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën

U dhunua nga bashkëmoshataret! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas
Aktualitet

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26

Pas skandalit me ujin e pijshëm në Vlorë, një rast shqetësues raportohet nga Lushnja, ku uji që qytetarët e paguajnë...

Lexo më shumë
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com