GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Artisti shqiptar përfundon në spital: Unë u ktheva, ai në krevatin ngjitur jo, vdiq me gojën hapur

14:49 - 09/08/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Artisti shqiptar përfundon në spital: Unë u ktheva, ai në krevatin ngjitur jo, vdiq me gojën hapur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artisti Çun Lajçi përfundoi në spital pak ditë më parë për shkak të disa problemeve shëndetësore, të cilat tashmë i ka kaluar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai e përshkruan mjeshtërisht ato momente të vështira duke theksuar se ishte në prag të vdekjes, por kësaj radhe u kthye, ndërkohë që shton se vdekja nuk të fal dy herë duke paralajmëruar se një shtrim tjetër mund të sjellë probleme më të mëdha për të.

Postim i plotë:

U ktheva, se ju me deshtët e unë s’mujta pa juve! Mos harroni, se asht dikush mbi ne që numëron vitet tona, e rrugët i zgjatë, aq sa atij i bahen taman! Po! Dje vrapova n’spital, si cjapi të kasapi, por kur u shtrina n’shtratin me plot tela, pej e gërshanë, e luta ate dikushin: Theja Zot briskun kasapit e lëshoje cjapin maleve me kullotë, se u duhet dhive nesër!

Mendja m’shkoi të Gërlat e Koshutanit. Nuk ngjitesha Gunishtës përpjetë, pa ra n’gjuj e me pi ujë n’rrasa guri! Jeta qenka e amel dhe e shkurtë, thashë, kur njeni vdiq, n’krevatin përballë meje. Ishte dy herë ma i ri se unë, e sytë i mbetën të hapun. S’qenka ngi jetë, mendova. E paska dashtë shumë, por ajo paska qenë e shkurtë për te dhe e idhët për mua!

Doktoret e provuen shkencën e ilaçet, por, ai mjeku tjetër, mbi re, ai e kishte thye urën e tij. Ai nuk ngjitej si unë Gunishtës së Koshutanit! S’kalonte përtej fatit t’vet! Nji gjumë e bana mes gërhama vdekjësh, mes shtrengime zemrash dhe me zbardhjen e ditës, u ktheva gjurmëve të djeshit.

– Si cjapi, që ndjekë hijet e han gjethe drizash, unë ndoqa hijet e pemëve me nji buçetë lulesh, që mi pruni nusja e djalit, dje, kur e nëshkrova vdekjen time! Po, e nënshkrova, sepse vdekjën e ke nesër, n’mos e paç sot, e s’deshta me ia lanë djalit peng! Ajo kishte vrapua të shitësi i luleve e n’gjethet e tyne kishte shkrua: Lati e Kosi të duen shumë! Erdhi si drenushë dhe mi vendosi të kryet, kur u ktheva nga salla, i lidhun me fasha.

Gala ishte mes lotit e gëzimit. Mes dhimbjes e mallit! Nata m’erri n’shtratin e pacjentit e dita me zbardhi si cjapin rebel, n’fund t’shtratit! Zgjimi ishte me mirëmengjesin e motrave. Si jeni? Si mysafiri që kërkon leje për rrugë, iu përgjigja njenës nga to. Struc rrisha, tue numërua tingëllimat e aparateve, mbi kokat e pacientëve. Madje ato tingëllima s’me lan me ba gjumë!

Fiki e luta nji praktikant, që bante kujdestari. Por s’ma plotësoi dëshirën. Këto masin pulsa zemrash artist. Ju jeni pacjentë me zemra të smutë! Bjer e flij. Por si ti mbyllë sytë, kur nesër, ndonjenit prej nesh, nuk do t’i rreh ma zemra! I strukun n’fund t’shtratit, nisa me shkrua për cjapin, artistin plak, që zilja nuk i cingëroi e shpëtoi pa e therë thika e kasapit!

Doktor Pallaska me mori ngrykë, si t’isha mixha i tij, ai artisi i madh, Shaniu i “Godosë” se Brehtit e doktor Agim Krasniqi, ai që i futi telat damarëve t’mi, i lumtun që gjithçka ishte n’rregull, i buzëqeshun tha:

 

– Ik n’shtëpi e shkruej libra e luej role artist, se zemrën e ke t’re, e s’i duhesh kasapit! Unë, me bekimet tueja e me buçetën e luleve, të nusës se djalit, si cjapi, i ndoqa hijet e pemëve dhe u ktheva të stoli e librat që presin firmën time! Leartit i thashë: Cjapi nuk shpëton dy herë, duhet të jeshë i fortë, kur të mbetësh me zilën e tij n’dorë

Etiketa: ArtistÇun Lajçie trishtepostimSpital

Lajme të lidhura

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ
Art & Kulturë

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26
“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Para
Zjarri në qendrën e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia pengon gazetarët: Mos filmoni

Zjarri në qendrën e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia pengon gazetarët: Mos filmoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur sërish në zonën e Qafës së Llogarasë, konkretisht pranë Qafës së Luadhit, duke rikthyer...

Lexo më shumë
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com