GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Artur Bushi nuk trembet nga SPAK, tenderin 212 MLN lekë ia dhuron Dritan Hoxhës

12:07 - 07/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Artur Bushi nuk trembet nga SPAK, tenderin 212 MLN lekë ia dhuron Dritan Hoxhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët e Krujës vazhdojnë të përballen me ajrin e ndotur që shkakton vendgrumbullimi i mbeturinave shumë pranë qytetit. Ndërkohë Artur Bushi edhe pse e drejton këtë bashki që në vitin 2015, nuk ka gjetur kurrë një zgjidhje. Kryebashkiaku vazhdon të firmosë kontrata fiktive pastrimi që në fund nuk japin asnjë rezultat.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe me tenderin më të fundit të publikuar pak ditë më parë. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Shërbim Pastrimi dhe Largimi i Mbetjeve Urbane te Qytetit Krujë”. Në këtë tender janë planifikuar të shpenzohen 212 milionë lekë.

Këto para me siguri shkojnë pak për pastrimin e qytetit, por më shumë për të mbushur arkën e ndonjë biznesmeni të favorizuar. Këtë konkluzion e nxjerrim pasi shohim mënyrën si është zhvilluar tenderi.

Në publikimin e dokumentit bie menjëherë në sy “Flamuri i Kuq” që i është vënë këtij prokurimi nga Open Data Albania, portali monitorues i tenderëve. Ky vlerësim do të thotë se ka risk të lartë korrupsioni me fondin e bashkisë!

Sipas Open Data, kryebashkiaku Bushi e ka dhuruar tenderin duke mos zhvilluar një garë të ndershme për të. Nga të dhënat e publikuara del se ofertë ka paraqitur vetëm firma ‘’DIEN’’ sh.p.k, në pronësi të Dritan Muharrem Hoxhës. Oferta e “DIEN” është në të njëjtën vlerë më fondit limit, megjithëse ligji mbi prokurimet kërkon të pranohen vlera më të ulëta.

Kështu me ofertë të shtrenjtë dhe pa konkurrencë, Hoxha përfiton tenderin me shkelje, të firmosur nga dora e Bushit më datë 30 qershor 2023.

Abuzimi merr të tjera përmasa po të përmendim faktin që 212 milionë lekë për pastrimin e qytetit për një vit është shumë e madhe. Nga ana tjetër, kjo firmë e fiton çdo vit tenderin e pastrimit të qytetit, por krutanët nuk e shohim pastërtinë. Madje Bushi ia ja rritur çmimin pastrimit të qytetit, sepse në vitin e shkuar për pastrimin u paguan 190 milionë lekë.

Bushi në SPAK

Bushi vazhdon me abuzimet edhe pse emri i tij është denoncuar në SPAK. Kujtojmë se më 17 mars 2023, Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është thirrur në SPAK.

Bushi është marrë në pyetje pas kallëzimit të qytetarit, Muharrem Hoqja që e akuzon për shpërdorim detyre. Më konkretisht, Muharrem Hoqja akuzon se Bushi dhe inspektoriati i Bashkisë ndërtimore të Krujës i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 milionë lekë gjoja për “ndërtim pa leje”. Bushi rezulton një nga zyrtarët lokalë më të denoncuar në Prokurorinë e Posaçme.

Ndaj tij janë bërë 7 kallëzime penale, ku 2 prej tyre ka nisur hetimi. Po ashtu, Bushi është i inkriminuar edhe nga organet e drejtësisë në Itali. Sipas dokumenteve të KQZ-së, Artur Bushi, kryetari  i Bashkisë së Krujës ka deklaruar se ka qenë dy herë në hetim në shtetin italian, si i dyshuar për trafik narkotikësh.

Lexo edhe: Artur Bushi nuk pyet për SPAK, hedh 5.4 milionë euro për asfalt

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Artur BushiKrujemuharrem hoqjapastrimtender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Gjermania shqyrton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

Gjermania shqyrton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com