GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“As e vënë ujin në zjarr”/Tjetër skandal në organin e akuzës në Pogradec, zvarritet prej dy vitesh dosja e aksidentit me vdekje

11:48 - 12/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“As e vënë ujin në zjarr”/Tjetër  skandal në organin e akuzës në Pogradec, zvarritet prej dy vitesh dosja e aksidentit me vdekje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandal në prokurorinë e Pogradecit. Hetimet për një aksident po zvarriten prej dy vitesh dhe prokurorët as e vënë ujin në zjarr që t’i japin zgjidhje rastit, duke dëmtuar interesat e qytetarëve, por edhe duke ngritur dyshime të forta për korrupsion. Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në dhjetor të 2019, në aksin rrugor Pogradec Korçë, në vendin e quajtur “Çezma e Sanxhakut”, ku një kamion tip IVECO, është përplasur me një mercedez benz, që drejtohej nga një shtetas grek, i cili humbi jetën.

Drejtuesi i kamionit u vu në pranga pas dyshimeve për shkelje të rregullave të qarkullimit, me pasojë vdekjen e shtetasit grek, ndërsa automjetet e dëmtuara u sekuestruan deri në përfundim të hetimeve. Por edhe pse kanë kaluar 2 vjet, hetimet po zvarriten duke tejkaluar çdo afat ligjor. Dosja fillimisht ishte në duart e prokurorit Sotir Kllapi, i cili kishte urdhëruar kryerjen e një akt-ekspertimi autoteknik, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ndërsa pritej dalja e aktit, prokurori u emërua në SPAK dhe për muaj me radhë asnjë prokuror tjetër nuk u caktua për të vijuar hetimin. Pas insistimit të vazhdueshëm nga njëra prej palëve te dëmtuara, në qershor 2020, Drejtuesi i Prokurorisë Pogradec caktoi Shkëlqim Kokonën si prokuror për hetimin e çështjes. Palët janë informuar nga prokurori Kokona se do të vijohej me ri-ekspertimin, sipas vendimit të marrë nga paraardhësi i tij.

Palët kanë konstatuar se ekspertët e caktuar ishin në konflikt interesi, por prokurori ka vonuar t’i japë zgjidhje edhe kësaj çështjeje. Pas shumë përplasjesh, ai ka vendosur kryerjen e një ekspertimi të ri, me 3 ekspertë të tjerë, por megjithatë, nga dhjetori i 2020, kur prokurori ka marrë këtë vendim, çështja në fjalë vijon të mbahet në sirtarët e prokurorisë në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë, kërkesat e palëve për ta përfunduar hetimin brenda një afati të arsyeshëm, siç parashikohet nga ligji, kanë rënë në vesh të shurdhët. Në vijim është refuzuar kërkesa e njërës prej palëve për përjashtimin e prokurorit, i cili jo vetëm zvarrit pafundësisht hetimin, por edhe nuk liron automjetet e përfshira në aksident, për sa kohë që nuk ka arsye të mbahen të bllokuara, pasi ekspertiza për të përcaktuar fajtorin e aksidentit ka përfunduar.

Etiketa: aksident\hetimePogradecProkuroriaVdekje

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Kush është mjeku i njohur që u gjet i pajetë në Radhimë, dyshimet e para

Kush është mjeku i njohur që u gjet i pajetë në Radhimë, dyshimet e para

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com