GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

As lufta nuk i frikëson, njihuni me çiftin e sapo martuar që po sakrifikohet për Ukrainën

12:29 - 01/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
As lufta nuk i frikëson, njihuni me çiftin e sapo martuar që po sakrifikohet për Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kishin vetëm pak orë që kishin bërë dasmën e tyre, kur shpërtheu lufta në Ukrainë. Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin ndonëse kishin planifikuar që të shkonin për muaj mjalti, kanë lënë gjithçka pas dhe i janë bashkuar luftës për të mbrojtur vendin e tyre, Ukrainën.

Çifti do të martohej në maj, por nxituan të lidhnin kurorë në Kiev javën e kaluar kur Rusia nisi sulmin. Të veshur me xhaketa kamuflazhi dhe duke mbajtur një pushkë, çifti tha për CNN se muajin e mjaltit po e kalojnë në një qytet të rrethuar, ndërsa kanë vendosur që të luftojnë për atdheun e tyre.

“Është e vështirë të kuptohet ky realitet i ri që kemi,” tha Arieva, e cila është nga Kievi.

“Askush këtu nuk thotë se do të humbasim. Të gjithë këtu besojnë se do të fitojmë, por është e gjitha vetëm një çështje kohe. Jam shumë e lumtur që shoh një numër të madh njerëzish, të cilët janë vërtet të gatshëm për të luftuar, duke qenë gati të vrasin për tokën e tyre dhe duke mos pasur asnjë dyshim për fitoren tonë në këtë luftë”, përfundoi ajo.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Fursin, i cili ka lindur në qytetin perëndimor të Lviv tha se “Këta njerëz janë gati të luftojnë për lirinë e tyre.”

Çifti i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë Ukrainën me para, ushqime, armë dhe ndihmë mjekësore dhe të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Fursin shprehet optimist se do të vijë së shpejti koha kur ai mund të mbledhë familjen dhe miqtë e tij “të gjithë në një vend dhe të pijë një gotë verë të mirë. Dhe t’u thotë të gjithëve: lufta mbaroi, ne fituam!”.

Kujtojmë se, Ukraina për të 6 ditë me radhë ndodhet nën tensionin e pranisë së forcave ruse në disa qytete.

Etiketa: çifti i sapomartuarKievRusiUkraine

Lajme të lidhura

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese
Botë

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

12:23 - 08/04/26
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!
Aktualitet

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Para
OKB zbardh shifrat: Ja sa refugjatë u larguan nga Ukraina

Lufta Rusi-Ukrainë/ Parashikimi i astrologes, ja çfarë mund të ndodhë në datat 2 dhe 3 mars

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mesazhi “keni marrë gjobë” po qarkullon/ Policia jep alarmin: Mos hapni linket
Aktualitet

Mesazhi “keni marrë gjobë” po qarkullon/ Policia jep alarmin: Mos hapni linket

17:35 - 08/04/26

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës” Policia e Shtetit njofton qytetarët se është...

Lexo më shumë
Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh

Largohet drejtori teknik i Kombëtares, italiani Fulvio Pea mbyll kontratën pas 3 vitesh

17:28 - 08/04/26
Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin

17:13 - 08/04/26
Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

16:40 - 08/04/26
Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes

Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes

16:00 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com