GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asamblea e PS, çfarë surprizash mund të ofrojë Rama

14:13 - 04/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Medaljet e ushtarakëve/ Majko kundër qeverisë

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, duke dale nga nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker, Pandeli Majko, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asamblea e PS-së mblidhet pasditen e sotme, ndërsa pritet që Kryeministri Edi Rama të propozojë emrat e rinj të Sekretariatit të kësaj partie, rreth 40 ditë pasi njoftoi shkrirjen e kupolës drejtues të socialistëve, ku goditjen më të madhe e pati Damian Gjiknuri, që mbante funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Gjithashtu Kryeministri mund të njoftojë ndryshime në kabinetin qeveritar, një pjesë e të cilave janë artikuluar nga media prej të paktën dy muajsh, por nuk dihet nëse Rama do të shfrytëzojë këtë mbledhje për një riformatim të Qeverisë apo do të vijojë deri në vjeshtë me kabinetin aktual.

Sipas raportimeve, pritet që Kreu i Qeverisë, ti drejtohet anëtarëve të Asamblesë me një fjalim të gjatë, ku pritet të evidentohen arritjet, por edhe kritika të forta. Nuk përjashtohet mundësia që një mesazh Kryeministri ta ketë për SPAK, strukturën që heton korrupsionin e “jakave të bardha”, për të cilën edhe më parë ka shprehur pakënaqësinë, që po godet vetëm në krahun e Qeverisë.

Ashtu si edhe në mbledhjen e fundkorrikut, Rama pritet të marrë meritat lidhur me reformën në drejtësi, por edhe të ripërsërisë mesazhin se askush nuk do të ketë mbrojtjen e socialistëve nëse do të ketë probleme me ligjin, edhe pse vetë Kryeministri prej ditësh ka nisur një process për të mbrojtur “sterilizimin”, një prej aferave që po hetohet nga SPAK dhe që ka çuar në burg një ish-zv.ministër, po hetohen disa personazhe, por që ende nuk ka një vendimmarrje mbi fatin e Ilir Beqajt.

Gjithsesi Kryeministrit i duhet të japë mesazhet “populiste” se askush nuk ka suportin e Qeverisë, Grupit Parlamentar, apo Partisë Socialiste, pavarësisht akuzave apo dyshimeve që ngrihen, mbi mënyrën se si operohet në praktikë.

E gjithashtu pritet që nga Edi Rama të dëgjojmë sërisht “këshillën” drejtuar deputetëve e kryebashkiakëve se në mandatin të tretë qeverisës dhe pas rezultatit të zgjedhjeve vendore të 14 majit, ata duhet të mbajnë veshët e sytë nga qytetarët, të mos bëjnë dallime mbi bindjet e tyre politike, dhe të zgjidhin problemet.

Natyrisht që Kryeministri do të evidentojë arritjet, ku si më të freskëtën, do të përmendë miliona turistë që kanë ardhur në Shqipëri, si asnjëherë më parë, dhe nuk diskutohet që kjo është rezultat i punës së Qeverisë së tij.

Në fund, Edi Rama, i veshur me kostumin e kryeministrit, por edhe të kryesocialistit rilindas, sigurisht që do të befasojë, ose do të lërë gojëhapur, nga bashkëpunëtorët e tij deri te anëtari më i fundëm i Asamblesë, kur të lakojë emrat e atyre që do të bëhen pjesë e kupolës së partisë apo do të kenë luksin të jenë pjesë e Qeverisë.

Mos u çudisni kur mes emrave të ketë nga ata që i njeh vetëm Kryeministri, apo rrethi i ngushtë i tij, pasi në fund të fundit, me mënyrën se si qeveris Edi Rama, çdokush është një i bindur, që nuk prodhon as politikë, as debate, as ide, thjesht zbaton me përpikmëri porositë, këshillat dhe projektet e Kryetarit, që mban shumë funksione.

 

Etiketa: ASAMBLEKryesore1PSRama

Lajme të lidhura

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve

08:33 - 26/02/26
Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)
Aktualitet

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Para
E bija plagosi 68-vjeçarin, flet babai: S’ia vura veshin…

E bija plagosi 68-vjeçarin, flet babai: S'ia vura veshin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve

08:33 - 26/02/26

Korça e serenatave, ski në Dardhë dhe pushimi pranë liqenit të Pogradecit mbeten ndër opsionet më të pëlqyera për fundjave...

Lexo më shumë
Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 26/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shkurt 2026

07:50 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com