GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asgjesohet banda që vinte gjoba në Greqi, drejtohej nga shqiptari

12:22 - 06/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Asgjesohet banda që vinte gjoba në Greqi, drejtohej nga shqiptari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke ka vënë në pranga një grup kriminal, i cili kryente gjobvënie ndaj bizneseve në Athinë dhe ishullin e Mykonos me pretekstin e mbrojtjes.

4 persona kanë rënë në prangat e policisë, mes tyre edhe drejtuesi i grupit, një shtetas shqiptar me precedentë të rëndë penalë.

Siç rezultoi nga hetimi, pas shfrytëzimit të duhur të informacionit dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, të paktën që prej muajit nëntor 2023, të arrestuarit i’u bashkuan një grupi kriminal me qëllim zhvatjen e pronarëve të lokaleve dhe dyqaneve në Athinë dhe Mykonos. Policia ka arritur të dokumentojë veprimtarinë kriminale në të paktën 4 raste. Si pretekst për t’i paguar shumat e kërkuara, ata parashtruan sigurimin e “mbrojtjes” për bizneset e tyre, ku 2 nga anëtarët e grupit kanë marrë detyra drejtuese (drejtues dhe nëndrejtues), ndërsa 2 anëtarët e tjerë kishin marrë rolin e “koleksionistit”.

Në prangat e policisë greke ra drejtuesi i grupit, shqiptari Fatjon Zaçe 38 vjeç, i njohur si “Toni”, me precedentë penalë për “vrasje të mbetur në tentativë”, “armëmbajtje pa leje”, “vjedhje” etj. Bashkë me të u arrestuan edhe shtetas grekë Ioannis Valasopoulos 42 vjeç, i lindur në Belgjikë, Ioannis Ignatiadis 38 vjeç dhe Kristoforos Hardaloupas 21 vjeç.

Gjatë arrestimit dhe kontrollit të banesës së Zaçes, policia gjeti dhe sekuestroi 9.095 euro, 2 celularë dhe 1 automjet tip “Smart”. Ndërsa gjatë arrestimit dhe kontrollit të banesave të shtetasve grekë, u gjetën dhe sekuestruan 22.145 euro, 105 dollarë, 2 pistoleta, 3 krehëra, 103 fishekë, 1 jelek anti-plumb, 3 thika, celularë, motorë dhe sende të tjera.

Etiketa: gjobaGreqiShqiptar

Lajme të lidhura

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare
Aktualitet

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Para
Protesta/ Hidhen qese me mbeturina drejt Bashkisë së Tiranës

Protesta/ Hidhen qese me mbeturina drejt Bashkisë së Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26

Sali Berisha njofton se 4 vende anëtare të Bashkimit Europian, bllokojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt unionit. Sipas Berishës,...

Lexo më shumë
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com