GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Asllani ‘tërbon’ Interin, refuzon klubin e sapongjitur në Serie A

15:41 - 06/08/25
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Nuk gabon Asllani, shënon me Interin në kampionat!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani duket se është pranë një largimi nga Interi, megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë. 23-vjeçari nga Elbasani ka refuzuar disa oferta konkrete nga klube të Serie A dhe jashtë Italisë, duke treguar kujdes maksimal në zgjedhjen e hapit të radhës në karrierë.

Një prej ofertave më serioze ka ardhur nga Real Betis në La Liga, por Asllani i ka bërë të ditur përfaqësuesve të tij se dëshiron të qëndrojë në Serie A, ku ndihet më komod dhe më i integruar.

Së fundmi, interesim serioz për Asllanin ka shfaqur Sassuolo, skuadra e rikthyer në elitën e futbollit italian. Klubi e ka kontaktuar zyrtarisht mesfushorin, duke i ofruar një rol kyç në projektin e ri të drejtuar nga Fabio Grosso, kampion bote me Italinë më 2006.

Por Asllani ka refuzuar kategorikisht kalimin te Sassuolo, duke mos qenë i gatshëm të nisë një aventurë të re në një skuadër që lufton për mbijetesë në Serie A.

Edhe pse drejtori ekzekutiv i klubit, Giovanni Carnevali, konfirmoi interesimin, ai pranoi për mediet tej Adriatikut se Asllani nuk kishte interes për Sassuolon.

“Asllani te Sassuolo? Jo, sepse lojtari nuk ka interes të vijë te Sassuolo”, tha ai.

Asllani kërkon një klub ku të ketë hapësira të rregullta dhe një projekt ambicioz, pasi vitet e fundit te Inter e panë më shumë si zëvendësues sesa titullar të konsoliduar. Fiorentina, Bologna, Parma dhe Torino kanë shprehur interes për të, me Interin që kërkon ta largojë.

Etiketa: asllaniinterKristjan Asllanimerkato

Lajme të lidhura

Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror
Sport

Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror

12:56 - 30/03/26
Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)
Sport

Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)

12:12 - 30/03/26
Kurti “karikon” Kosovën para Turqisë: Dilni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni më së miri
Kosovë & Rajon

Kurti “karikon” Kosovën para Turqisë: Dilni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni më së miri

09:37 - 30/03/26
Para
Drejtoresha e spitalit privat në Tiranë merret nën hetim, denoncoi pacientja

Drejtoresha e spitalit privat në Tiranë merret nën hetim, denoncoi pacientja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama mbylli dyert e shqipatarëve drejt Europës, duke mbrojtur korrupsionin e Lubisë dhe vetes
Aktualitet

Berisha: Rama mbylli dyert e shqipatarëve drejt Europës, duke mbrojtur korrupsionin e Lubisë dhe vetes

13:12 - 30/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët të zhvilluar këtë të hënë, akuzoi kryeministrin Edi Rama si...

Lexo më shumë
Ndërsa mbron korrupsionin e Ballukut, Rama flet për integrimin: Ecim me hapa konkretë drejt BE-së

Ndërsa mbron korrupsionin e Ballukut, Rama flet për integrimin: Ecim me hapa konkretë drejt BE-së

13:04 - 30/03/26
Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror

Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror

12:56 - 30/03/26
Vasili akuzon Ramën: Një provokator me regji anti-Kosovë

Gazeta italiane: Dush i ftohtë nga Brukseli për dyshen Rama-Vuçiç, nuk ka rrugë të shkurtër për në BE

12:28 - 30/03/26
Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)

Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)

12:12 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com