GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asosacioni, Kurti i përgjigjet Ramës: Nuk pranohen tekste alternative

17:14 - 08/06/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Fjalimi i Ramës kundër raportit të Dick Marty-t, Kurti: S’e kam dëgjuar, në darkë do e dëgjoj…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi gjatë seancës në Kuvend, se për çështjen e asociacionit nuk mund të pranohen tekste alternative nëse palët nuk dakordësohen parimisht.

Edhe pse Kurti nuk përmendi Kryeministrin Edi Rama dhe deklaratat e tij se ka një draft sekret për Asosacionin, Kryeministri i Kosovës duket se i ka mbyllur derën ccdo propozimi tjetër, përtej atij që ka prezantuar me ndërkombëtarët.

Ai tha se draft-vizionin e tij për këtë çështje e ka prezantuar tashmë para ndërkombëtarëve më 2 maj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vizionin e tij për draft statutin e Asociacionit mund ta thellojë kur të ketë pajtueshmëri në parim më shtyllat që ai ka prezantuar.

Ai deklaroi se nuk mund të shkruajë tekste alternative pa u pajtuar njëherë në parim.

“Unë kam prezantuar me 2 maj draft – vizionin. Unë këtë mund të thellojë (vizionin për statutin e Asociacionit), por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra, kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që unë i kam thënë në Ohër, atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por, nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”- tha ai.

Gjatë seancës së mbajtur në Kuvendin shtoi se draft vizionin e propozuar nga ai në takimin e 2 majit u refuzua nga Brukseli.

“Rrjedhimisht unë kam propozuar një draft vizion për të zbatuar nenin shtatë të marrëveshjes bazike dhe në lidhje me nenin 10, për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër dhe më pas edhe të Brukselit zyrtar, i cili vazhdon të konsiderojë këtë çështje të hapur”- deklaroi kryeministri.

Sipas tij, tash e tutje mund të diskutohet në kuadër të dialogut të Brukselit për zbatimin e nenit shtatë të marrëveshjes sipas vizionit të tij të prezantuar në Bruksel, i cili siç tha ai “prezanton shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës sonë, konsensusin trans-atlantik të vlerave demokratike dhe liberal”.

Reagimi i Kurtit vjen në një kohë kur Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se ka një draft të tij sekret për Asosacionin.

“Nuk e kam konsultuar dokumentin me Albin Kurtin. Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, por i Republikës së Kosovës si e tërë. Dua vetëm suksesin e qeverisë së Kurtit dhe Kosovës, por nuk mund të rrimë më duke parë, kur ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim i madh që nuk i vjen Kosovës nga Serbia por reduktimi i marrëdhënieve me aleatët ku e humbura e madhe është Kosovë.
Në kushtet ku marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrin tone alternative dhe kur rikthimi në gjendjen e mëparshme rrezikon të marrë një kohë gjithmonë e më të gjatë nëse Kosova dhe uroj dhe lutem që Kosova të mos sanksionohet nga partnerët ndërkombëtarë.

Unë jam këtu të ndaj me ju një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja gordiane do të ishte deri në fund Asocacioni i komunave me shumicë serbe dhe jam i bindur se asnjëra nga palët nuk e do dhe do të bëjë çmos ta shtyj në pafundësi duke mbajtur krizën me çdo lloj artifice. Besoj se krijimi i Asocacionit është çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara”, deklaroi Rama.

Etiketa: AsosacioniKosovaKryesore1KurtiRama

Lajme të lidhura

210 projekte publike të parealizuara, miliarda lekë të buxhetuara dhe zero investime
Aktualitet

210 projekte publike të parealizuara, miliarda lekë të buxhetuara dhe zero investime

10:02 - 20/01/26
Goditet grup kriminal i trafikut të drogës italo-shqiptar, arrestime në disa vende të Europës
Aktualitet

Goditet grup kriminal i trafikut të drogës italo-shqiptar, arrestime në disa vende të Europës

09:26 - 20/01/26
Në burg për vrasje, ndërron jetë në QSUT i dënuari i sigurisë së lartë (Emri)
Aktualitet

Në burg për vrasje, ndërron jetë në QSUT i dënuari i sigurisë së lartë (Emri)

08:43 - 20/01/26
Para
Kërkesa specifike e Chelseat duket e tepërt, ja çfarë po vështirëson tratativat për Havertz

Kërkesa specifike e Chelseat duket e tepërt, ja çfarë po vështirëson tratativat për Havertz

Discussion about this post

TË FUNDIT

210 projekte publike të parealizuara, miliarda lekë të buxhetuara dhe zero investime
Aktualitet

210 projekte publike të parealizuara, miliarda lekë të buxhetuara dhe zero investime

10:02 - 20/01/26

Dikur treni nisej në 7 pa 5, ndërsa sot, treni as nuk niset e as nuk ekziston. Një nga projektet...

Lexo më shumë
Rritet numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie

Rritet numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie

09:43 - 20/01/26
Goditet grup kriminal i trafikut të drogës italo-shqiptar, arrestime në disa vende të Europës

Goditet grup kriminal i trafikut të drogës italo-shqiptar, arrestime në disa vende të Europës

09:26 - 20/01/26
Në burg për vrasje, ndërron jetë në QSUT i dënuari i sigurisë së lartë (Emri)

Në burg për vrasje, ndërron jetë në QSUT i dënuari i sigurisë së lartë (Emri)

08:43 - 20/01/26
Organizonin baste sportive të paligjshme, masa sigurie për 6 inspektorë të policisë

Organizonin baste sportive të paligjshme, masa sigurie për 6 inspektorë të policisë

08:30 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com