GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Astrit Patozi: PD e ndarë në kampe, nuk shkoj aty ku s’më dëgjojnë

22:01 - 02/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Astrit Patozi: PD e ndarë në kampe, nuk shkoj aty ku s’më dëgjojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi, ka deklaruar ditën e sotme se nuk mendon rikthimin në PD, pasi partisë nuk i duhen më ata që janë larguar përgjatë viteve nga kjo parti, duke marrë parasysh gjendjen në të cilën është katandisur ajo. Ndër të tjera, ai tha se PD e ndarë në dy kampe është në gjendjen më të keqe të saj, duke theksuar se ai nuk do të shkojë kurrë në një parti që nuk e dëgjojnë dhe janë të shpërndarë.

“Unë mendoj që ne që kemi qenë pjesë e Partisë Demokratike, as na duhet dhe as i duhemi kësaj partie, në këtë derexhe ku e ka katandisur veten. Partia Demokratike nuk ka nevojë për njerëz që mendojnë me kokën e vet. PD-ja sot është e ndarë në dy kampe: një pjesë janë kryqtarët e Berishës dhe të rrethuarit në kështjellë të Lulzim Bashës. Unë nuk mund të shkoj diku ku nuk të dëgjojnë dhe nuk kanë kohë për zëra të ndryshëm. PD-ja duhet të mbyllë një herë betejën e brendshme, të dalë “pronari” i saj dhe pastaj ai të mendojë se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Kjo betejë është përligjja ekselente e kryetarokracisë. Në PD po zihen se kush është pronari i vetëm i PD-së”, deklaroi Patozi.

Sipas tij, PD do të forcohet vetëm atëherë kur në të ketë persona të fortë dhe të përshtatshëm që mund të garojnë vërtetë me njeri-tjetrin dhe jo të hahen për pushtet. “Demokratët kanë nevojë që të kenë garë në partinë e tyre. Nuk zgjidhet duke marrë këdo që ka ikur nga PD-ja dhe të bëhet një bashkim mekanik. Ndoshta, askush prej nesh nuk është më i nevojshëm. Nëse PD hap garën brenda vetes dhe ka garë reale, sigurisht që vëmendja do të jetë më e madhe, por edhe dëshira për të kontribuar do të jetë më e madhe. Kjo nuk ka të bëjë me personat”, shtoi ai.

Kujtojmë se pak më parë, Patozi ka thënë se edhe kthimi i Berishës nuk përbën ndryshim, duke u shprehur se ish-kryeministri duhej të kishte reaguar kur Basha largoi disa deputetë nga PD.

Etiketa: Astrit PatoziPDpercarje

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Një gropë e zezë në mes të oqeanit, mister që i ka fiksuar të gjithë

Një gropë e zezë në mes të oqeanit, mister që i ka fiksuar të gjithë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com